Tung : Të serta
 
Punë të përzgjedhura    | 34 projekte
 
Sa më shumë, aq më lirë
E sertë Krijuar në Kosovë për IPKO më 04.2014
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Web & Lojëra
 
Prodhimi dhe ekzekutimi i fushatës së ofertës së IPKO-s "Business Free Team", që përfshin TV reklamë, dizajne përjashta, fletushka dhe lojë për telefon të mençur. Loja tregon prodhime të furrës duke u shumëzuar, e cila e reflekton ofertën, në të cilën sa ma shumë punëtorë që janë në një organizatë, më të lira bëhen çmimet e thirrjeve.

Kliko këtu për ta parë lojën Byrek.
 

 
 
Monumenti NEWBORN - 5  
E sertë Krijuar në Kosovë për Qyteti i Prishtinës më 02.2013
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Markë & Identitet, Promo & Ndodhi
 
I zbuluar për herë të parë në ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, NEWBORN u bë menjëherë atraksioni i mbrëmjes, simboli i asaj dite dhe, që të nesërmen, monumenti i pavarësisë së Kosovës, i cili u paraqit në të gjitha ballinat e gazetave në botë.

Lexo artikullin në Wikipedia.
Shihe faqen në Facebook.


Kësaj vepre, fituese e çmimeve ndërkombëtare Cannes Gold Lion, Silver Clio, Silver Eurobest, Golden Drum Grand Prix dhe të tjera, qysh në përvjetorin e parë iu mohua realizimi i idesë fillestare, që të ngjyroset ndryshe për çdo vit dhe të zbulohet me pamje të re për çdo datë të 17 shkurtit.

Si i tillë, NEWBORN do të shndërrohej në një skulpturë të gjallë. Një atraksion që do të ishte në formë të njëjtë por me pamje tjetër për çdo vit, e cila do ta bënte të veçantë në tërë botën.

Por, vazhdimisht i injoruar për 5 vjet rresht nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, krijuesve të Monumentit NEWBORN iu refuzuan kërkesat e njëpasnjëshme për mirëmbajtje dhe ngjyrosje, deri pak ditë para 5 vjetorit, kur Qeveria e Kosovës mori vendimin ta ngjyroste ate me ngjyrën që e pati që në fillim – të verdhë, e cila as nuk ishte e njëjtë me parapraken.

Duke e bërë këtë pa u konsultuar me krijuesit e monumentit dhe duke i shkelur të drejtat autoriale, qeveria tentoi që ta përvetësonte dhe ta politizonte atë.


Si shenjë revolte, vetëm dy ditë para 5-vjetorit të Pavarësisë, ne bëmë një thirrje qytetare nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter, që të na ndihmonin ta ngjyrosnim monumentin së bashku, me flamujt e 98 shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo do të shërbente si mënyrë falënderimi për njohjet, një porosi shteteve të tjera të na njohin, si dhe një përkujtim Qeverisë së Kosovës se ka shumë punë për të bërë, që t’ia sigurojë vendit ulësen në OKB.

Reagimi i qytetarëve ishte masiv. Me mija prej tyre e pëlqyen idenë, dhe shumë prej tyre shprehën gatishmërinë të na ndihmojnë me ngjyrosjen, pajisjet si dhe financimin e këtij projekti.




Pas një dite planifikimi, ngjyrosja filloi në orën 7:00 të mëngjesit të 16 shkurtit, vetëm një ditë para përvjetorit jubilar, duke bërë bashkë shumë njerëz nga të gjitha viset shqiptare, madje edhe të huaj. Mbi 60 veta morën pjesë në ngjyrosjen e NEWBORN, bashkë me gati 80 të tjerë që ndihmuan në mënyra të ndryshme.




Ngjyrosja maratonike zgjati plot 24 orë dhe përfundoi në mëngjesin e 17 shkurtit 2013. Mijëra njerëz, që dolën atë ditë rrugëve të Prishtinës për të përjetuar manifestimin e 5-vjetorit, vizituan Monumentin NEWBORN, duke u deklaruar se ky ishte, edhe një herë, kulminacioni i festivitetit.


Monumenti NEWBORN i kthehet qytetarëve të Kosovës sërish.

Më poshtë janë të gjithë emrat e qytetarëve dhe kompanive që ndihmuan të realizohet ky projekt, të cilëve u jemi përjetësisht mirënjohës.

EKIPI
1. Albiana Ajeti Turbedar
2. Bardh Godanca
3. Besnik Bujupi
4. Desumena Laçi
5. Fisnik Ismaili
6. Fitim Gashi
7. Flutura Ibrahimi
8. Lum Gashi
9. Pleurat Spahiu
10. Safete Tupalla
11. Tuba Safçiu
12. Vigan Kada

VULLNETARËT
1. Adea Pula
2. Adelina Hajzeraj
3. Adelina Mehmeti
4. Adnan Beqiraj
5. Adrian Gecaj
6. Agon Haxhikadrija
7. Agron Shala
8. Alban Vitija
9. Albulena …
10. Arban Mehmeti
11. Arben Grazhdani
12. Arbnora Gosalci
13. Ardian Thaçi
14. Arianit Beqiri
15. Arlind Demaj
16. Arlind Dërmaku
17. Arlinda Bajrami
18. Arsa Ademi
19. Artan Islami
20. Artan Zeneli
21. Arvan Berisha
22. Asdren Behra
23. Bekim Hoti
24. Bes Hoxha
25. Besa Berberi
26. Blerim Dërvishi
27. Blerta Rrustemi
28. Dejona Mihali
29. Dijar Bajrami
30. Drin Zatriqi
31. Edip Gashi
32. Edona Bajcinca
33. Egzon Kryeziu
34. Elisa Maxhuni
35. Endrit Begolli
36. Eneida Rabdishta
37. Erjonë Popova
38. Erza Maxhuni
39. Fisnik Ukshini
40. Fitore Pacolli Dalipi
41. Florian Gorqaj
42. Genc Hoxha
43. Gentrina Haskaj
44. Gjeraqina Zhuri
45. Granit Bunjaku
46. Ilir Dalipi
47. Ilir Krasniqi
48. Jeta Berisha
49. Jetëmira Berisha
50. Joseph Madden
51. Julie Cunningham
52. Krenar Krasniqi
53. Kreshnik Hyseni
54. Lekë Gusia
55. Lirim Krasniqi
56. Lot Hashani
57. Lumni Amrushi
58. Mic Sokoli
59. Migjen Berisha
60. Mimoza Gojani
61. Mimoza Sylejmani
62. Mrina Godanca
63. Nagip Taipi
64. Naim Berisha
65. Naim Gashi
66. Nita Bukoshi
67. Nita Qena
68. Orgesa Rafuna
69. Patrik Domi
70. Perprarim Krasniqi
71. Petrit Domi
72. Qamil Canolli
73. Qëndresa Kavaja
74. Redon Kika
75. Redon Prekazi
76. Refik Gashi
77. Rifat Cuzi
78. Rinora Gojani
79. Safet Haxhijaha
80. Sara Rafuna
81. Shkenca Goçi
82. Shoghi Emerson
83. Suhel Ahmeti
84. Tea Pula
85. Teuta Kelmendi
86. Teuta Pula
87. Tiki Avdyli
88. Urtinë Bajrami
89. Valmir Avdiaj
90. Valon Bllaca
91. Valon M. Bllaca
92. Valon Simnica
93. Vigjilencë Islami
94. Viktor Zeneli
95. Vjollca Pacolli
96. Vjosa Pacolli
97. Vlora Podvorica
98. Vudi Xhemshiti
99. Wessel Catshoek
100. Xheraldina Rexhepi
101. Xhixhi Beluli

DONATORËT
1. Adelina Hajzeraj
2. ALB Architect
3. Ana,Dardan,Iris,Ron
4. Arian Henci
5. American School of Kosova - ASK
6. Balkan Investigative Reporting Network - BIRN
7. Besim Llapashtica
8. Bleron Baraliu
9. Bujar Qerreti
10. Burim Leci
11. Dardan Sejdiu
12. Donika Hasani
13. Fabrika e letrës Flutura
14. Fikret Sheholli
15. Golden Eagle
16. Idriz Shabani
17. Kastrati Bowling
18. Linda Shala
19. Lorik Kadrolli
20. Moni Rrmoku
21. Petrit Musa
22. Raif Gjikolli
23. Rromir Shala / Digi Print
24. Sami N Salihu
25. Soho Street
26. Techno Market
27. Tecol Prishtine
28. Valentina Hajdini
29. Visar Peci
30. Xheladin Ujkani

Nëse edhe ti ishe pjesë e këtij projekti, e ne pa qëllim kemi harruar t'a shkruajmë emrin tënd në këtë listë, të lutem shkruaja një email Flutura Ibrahimit, duke ia dërguar emrin.mbiemrin, e-mail adresën, numrin e telefonit dhe një përshkrim të shkurtër të pjesëmarrjes tënde.

Të falenderojmë.

NEWBORN - 5 nëpër media

Kjo ndodhi është paraqitur në media të ndryshme nëpër botë, të renditura më poshtë:

BBC World - Republic of Kosovo prepares for anniversary
BBC - Kosovo marks fifth year of independence from Serbia
CCTV English - Video: Kosovo Marks 5th Anniv. of Idependence
AP - Kosovo Celebrates 5 Years of Independence
Huffington Post - Kosovo Independence Day: 5th Anniversary Of Secession From Serbia Celebrated
Yahoo! News - Kosovo celebrates 5 years of independence
Cafebabel - Live from Kosovo, the country which turned five
Demotix - The fifth anniversary of the independence of Kosovo
KTV - Lajmet e Mbrëmjes, 16 shkurt 2013
Klan Kosova - Edicioni i lajmeve
Gazeta Shqip - Kosova pesë vjet pavarësi, NEWBORN të ri-ngjyroset sërish nga qytetarët
Prishtina Press - Painting of Newborn Monument and Celebrating Kosova’s Independence

Shih edhe...
Puna | Krijimi i monumentit NEWBORN më 2008
Lajme | NEWBORN të ri-ngjyroset sërish nga qytetarët
Lajme | Ogilvy | Karrota, finalistë në Clio Awards
 
 
E kuqe pa turp
E sertë Krijuar në Shqipëri për Birra Tirana më 12.2012
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi
 
Për të promovuar lojën shpërblyese me kapakë të Kuqalashes për festat e fundvitit, nga ne u kërkua diçka e veçantë, dhe ne e bëmë pikërisht atë.

Me vetë faktin se bukuroshja Afërdita Dreshaj është fytyra zyrtare e Kuqalashes, e bën këtë birrë të veçantë. Puna dhe dëshira jonë ishin të krijonim diçka të paharrueshme. Këtë e arritëm duke ia dhënë një kahje paksa më të ndryshme TV reklamës, e cila tregon se gjërat e bukura nuk vijnë lehtë, por kur vijnë, të lënë pa frymë.

Fushata pati jehonë gjithandej nëpër Shqipëri, duke e bërë pjesën e fundit të dialogut batutë që akoma përmendet.
 

 
 
Jetës nuk i dihet kurrë
E sertë Krijuar në Kosovë për Klientë tjerë më 11.2012
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Dizajn & Publikime
 
Produksion kreativ i fushatës së imazhit dhe korporatës për kompaninë e sigurimeve Dardania, njërin prej lojtarëve më të vjetër në treg, i cili kërkoi rifreskim imazhi dhe një qasje më të ngrohtë, me ndikim më të madh dhe buxhet të kufizuar.

Realizimi përfshiu krijimin e një TV reklame të animuar, e cila i përshkruan të gjitha shërbimet e ofruara nga kompania, bashkë me materiale të shtypura në formë të fletushkave, reklamave gazetash dhe mediave përjashta.
 

 
 
Punë kreative për Panairin Financiar
E sertë Krijuar në Kosovë për Kosova Banks më 10.2012
Shiko të gjitha punët në Markë & Identitet, Promo & Ndodhi
 
Panairi Financiar, iniciativë e Shoqatës së Bankave të Kosovës, organizohet çdo vit për të bashkuar bankat, institucionet financiare dhe kompanitë e sigurimeve, për t'u afruar me konsumatorët

Këtë vit, në bashkëpunim me Connect Management & Consulting, ne u përzgjodhëm ta zhvillojmë identitetin, promovojmë dhe organizojmë Panairin Financiar 2012. Kjo përfshinte dizajnimin e logos dhe identitetit, katalogjeve, broshurave, programeve dhe materialeve të ndryshme promovuese, bashkë me promovimin e panairit nëpër media, billbordë, posterë, pano biçikletash, media të shtypit, si dhe organizimin e ndodhisë dhe ambientit.
 
 
Diplomë britanike n'Prishtinë
E sertë Krijuar në Kosovë për Riinvest Instituti më 08.2012
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Markë & Identitet, Dizajn & Publikime
 
Staffordshire university nga Britania e Madhe është futur rishtazi në skenën arsimore kosovare, nëpërmjet programit të British Faculty of Business (BFoB). Duke qenë e para e këtij lloji në Kosovë, BFoB kërkoi nga ne të kaplojmë një treg potencial të prindërve dhe studentëve, të cilët kanë dëshirë të diplomojnë në programet Bachelor dhe Master, me diplomë britaneze nga ky universitet prestigjoz.

Bashkë me ekzekutimin e plotë të identitetit dhe dizajnimin e materialeve promovuese, ne poashtu prodhuam dy video të animuara, të cilat përmbajnë elemente që e bëjnë Britaninë e Madhe të njohur, si çaji, James Bondi, autobusët me dy kate, Big Beni, kabina e famshme e telefonit dhe, natyrisht, sistemi dhe vlerat e larta arsimore të këtij vendi, të cilat për herë të parë ofrohen në Prishtinë.

Duke i bërë shumë më të lehta studimet, pa patur nevojë të shkohet në Britani të Madhe për t'i përfunduar ato, të diplomosh me diplomë britaneze tani është më e lehtë për xhepin, derisa shërbimi dhe cilësia vazhdojnë të jenë të larta sikur edhe në vetë Universitetin e Staffordshire-it.
 



 
 
Sempre - gjithmonë, gjithkund
E sertë Krijuar në Kosovë për Sempre më 12.2011
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Dizajn & Publikime, Promo & Ndodhi
 
Të futura rishtas në treg për t'u përballur denjësisht me një produkt të importuar tash 30 vjet, për biskotat Sempre, prodhim vendi, nevojitej një nismë me stil. Ne e menduam një mënyrë të thjeshtë, të pazakontë, direkte, gazmore dhe emocionale për realizimin e TV reklamës, e cila do të vënte biskotën si personazh kryesor të dy tregimeve, një i treguar nga një 10 vjeçar, ndërsa tjetri nga një nënë. Të dyja do ta paraqisnin biskotën si përzgjedhjen më të duhur për tërë familjen, e cila do hahej gjithkund, në çdo kohë, me gjithçka.

Të dy filmat vizatimorë tregojnë tregimin e familjes së lumtur, duke ngrënë Sempre në situata dhe vende të ndryshme. Videot janë të shoqëruara me materiale shtypi në formë të reklamave të gazetave dhe revistave, pamfleteve, librave me aktivitete dhe materiale tjera për shpërndarje nëpër qendra tregtare dhe kopshte fëmijësh në kohën kur prindërit i marrin ata në fund të orarit të punës.

Nënave iu janë dhënë ekzemplarë të produktit falas, bashkë me pamfletet që përmbanin informata dhe reçeta gatimi për ëmbëlsira të ndryshme, ndërsa fëmijët kanë marrë libra aktivitetesh me enigma, poezi, ushtrime për të shkruar dhe matematikë, si dhe aktivitete të ngjyrosjes.

Fushata ka treguar rritje të menjëhershme të shitjes. Duke u treguar prodhim shumë cilësor, Sempre vazhdon të rritet, duke e zgjeruar fuqinë në treg.
 



 
 
Festa e fundvitit 2011
E sertë Krijuar në Kosovë për Raiffeisen Bank më 12.2011
Shiko të gjitha punët në Promo & Ndodhi
 
Nga ne u kërkua të organizonim festën e fundvitit për të gjithë punëtorët e Raiffeisen Bank në Kosovë. Kërkesa kryesore ishte që kjo të jetë një natë e paharrueshme.

Shërbimi ekskluziv i hotelit Emerald ofroi pjesën më të rëndësishme për një festë të mirë: ushqimin dhe pijet. Mirëpo, të argëtosh 800 mysafirë për gjashtë orë të tëra ishte sfidë në vete.

Ne organizuam një numër aktivitetesh: E tëra filloi me muzikë klasike gjatë pritjes, ku mysafirët bënë fotografi te foto këndi, të cilat do ti merrnin në kornizë të gatshme në dalje, regjistrimin për lojën shpërblyese dhe kuizin.

Pas një prezentimi të shkurtër nga Drejtori Gjeneral, i cili foli për sukseset e vitit 2011 dhe pritjet e 2012-ës, si dhe dhurimit të çmimit për Punëtorin e Vitit, argëtimi vazhdoi me një kombinim muzike rock, latine dhe folklorike shqiptare, lojën shpërblyese, që dërgoi fituesit në fundjava të bukura në Turqi, Maqedoni dhe darka në restorant ekskluziv. Fituesit e kuizit u shpërblyen me nga 2 kg çokolatë belge.

Festa përfundoi me dhurata të brenduara për secilin punëtor, bashkë me fotografitë në kornizë, të cilat i bënë gjatë pritjes në fillim. Vetë festa u përfol gjithandej, ngase ishte më e mira në mesin e festave tjera të ngjashme, të organizuara nga korporatat tjera.
 
 
Bjeri papunësisë shkelm
E sertë Krijuar në Kosovë për Luxembourg Dev më 11.2011
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Dizajn & Publikime, Promo & Ndodhi
 
Fushatë që promovon Qendrat e Edukimit Promocional në të gjitha qytetet e kryesore të Kosovës, duke ofruar trajnime falas në një numër të madh të fushave, si zdrukthtari, saldim, instalime elektrike, dizajn grafik, administrim biznesi, kontabilizëm, ndërtimtari e shumë të tjera. Këto qendra janë të dedikuara pvr zvogëlimin e papunësisë.

Ne prodhuam dy TV reklama dhe një video spot të një kënge nga rok grupi i njohur kosovar, Jericho, si dhe krijuam posterë, billborde, fletushka, promocione nëpër festivale rinore dhe shume materiale dhe aktivitete tjera promovuese.
 





 
 
Duaje tënden
E sertë Krijuar në Kosovë për Vetëvendosje më 09.2011
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Markë & Identitet, Promo & Ndodhi
 
"Duaje tënden" është një nismë në bashkëpunim me Lëvizjen VETËVENDOSJE! me qëllim promovimi të prodhimeve të vendit.

Vizito faqen në Facebook.


Ne i kemi dizajnuar dhe prodhuar me qindëra mija letra ngjitëse 3 mm, të cilat i kemi vendosur në prodhimet e vendit nëpër dyqane dhe supermarkete gjithandej Kosovës, me ndihmën e 20,000 aktivistëve të rinj të lëvizjes.

Qëllimi i fushatës ishte të promovojmë ekonominë lokale duke i identifikuar prodhimet e vendit, që si rezultat do ta rriste shitjen, prodhimtarinë dhe potencialisht vendet e punës. Fushata bëri jehonë në vend brenda disa orësh, ndërsa brenda disa muajsh rezultatet treguan zvogëlmt të importit të prodhimeve të zëvendësueshme me ato të prodhuara në vend. Shumë prodhues e vendosën këtë shenjë brenda dizajneve të paketimeve të tyre, duke e bërë fushatën të përhershme.
 
 
Snoop Dogg në mahallë
E sertë Krijuar në Kosovë për Z mobile më 07.2010
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Promo & Ndodhi, MP & Media
 
Në bashkëpunim të ngushtë me Z mobile dhe kompani të tjera partnere, organizimi i koncertit të Snoop Dogg në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës ishte njëri prej projekteve më të mëdha të realizuara nga kompania jonë.

Me një buxhet prej më shumë se gjysëm-milioni eurosh, ne i shërbyem një numri të madh kërkesash, në mënyrë që të organizojmë një ndodhii të këtyre përmasave në Prishtinë, duke i patur gjithherë parasysh rrethanat dhe vështirësitë gjatë këtij procesi.

Ne prodhuam një fushatë, dizajnuam paketimet e SIM kartelave që njëherit shërbyen edhe si bileta, posterë, billborde, citylights, fanella, reklama shtypi, broshura, fletushka dhe materiale të ndryshme promovuese. Poashtu, e promovuam nëpër mediat sociale, organizuam binën gjigante, sigurinë, ushqimin e pijet, rehatinë dhe të gijtha hollësitë më të vogla, të doemosdoshme për ta kryer punën me sukses.

Mbi 15,000 njerëz ishin në koncert, që ishte njëra prej ndodhive më të mëdha në Kosovë asokohe.
 

 
 
Fol sa të duash, çka të duash
E sertë Krijuar në Kosovë për Z mobile më 06.2010
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi
 
Mixha u bë i famshëm në internet nga dy intervista të tij në TV Klan Kosova, ku ai flet për lumturinë dhe nuk ngurron të shprehet në gjuhën gjermane. Këto intervista u shpërndanë në internet menjëherë.

Ne e shfrytëzuam këtë rast duke e përdorur Mixhën komercialisht. Pasiqë kur fliste ai rrallëkush e kuptonte se ç'thoshte, ne i thamë Mixhës të na fliste për tema të ndryshme, përfshi dashurinë, jashtëtokësorët, ekonominë dhe ngrohjen globale, në mes tjerash.

Me sloganin "Fol sa të duash, çka të duash", Mixha u përhap nëpër internet edhe një herë, me 13 TV reklama për Z mobile, i shpërndarë vetëm në YouTube dhe Facebook. Ai u bë edhe më i famshëm, ashtu si edhe klienti ynë. Videot u shikuan mbi gjysëmi milion herë brenda një jave.
 

Dashuria


Ekonomia


Jashtëtokësorët


Ambienti


Atdheu


Futbolli


Gjermanët


Gyrbeti


Interneti


Telefoni


Amerika


GJND


Ngrohja globale
 
 
Përjeto botërorin me zë
E sertë Krijuar në Kosovë për Z mobile më 06.2010
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi
 
Nga ne u kërkua të promovojmë një ofertë të veçantë të Z mobile, e cila përkonte me kohën kur mbahej Kampionati Botëror i futbollit më 2010.

Ne e prodhuam një fushatë në frymën e futbollit ndërkombëtar, duke paraqitur njerëz të veshur me fanella të shteteve të ndryshme, me emra simpatikë shqiptarë që fillojnë me shkronjën "Z" të shkruar prapa. Poashtu prodhuam fanella Z mobile me ngjyra të ndryshme, si dhe dizajnuam paketimet e SMS kartelave me stil futbolli.

Oferta zgjati për një muaj dhe shiti mbi 30,000 SIM kartela, që ishte rekordi për shitje mujore nga Z mobile.
 

 
 
Krijo ekipin tënd
E sertë Krijuar në Kosovë për Z mobile më 02.2010
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Dizajn & Publikime
 
Për ta promovuar pruduktin "Fol me 10" të Z mobile ishte paksa sfiduese. Një sondazh tregonte se shumë përdorues nuk i vendosin 10 njerëzit më të afërm në rreth, sepse nuk dijnë saktë se kë ta fusin, në mënyrë që ta përdornin vlerën e shtuar të këtij produkti.

Ideja jonë ishte ta shpjegojmë këtë duke e krijuar një ekip futbolli, meqë ishim në prag të Kampionatit Botëror. Portieri do të ishte përdoruesi vetë, ndërsa ekipi do të përmbante anëtarë të familjes dhe shokë.

Ne i prodhuam tri reklama televizive, duke e përdorur zërin e Kemal Çarkaxhiut, komentatorit të famshëm shumëvjeçar të futbollit, i cili krijoi jehonë të menjëhershme. Ne poashtu dizajnuam dhe prodhuam reklama shtypi, broshura dhe fletushka për këtë fushatë.
 

 


 


 
 
Lançimi i Z mobile
E sertë Krijuar në Kosovë për Z mobile më 01.2010
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, MP & Media
 
Lançimi i Z mobile MVNO (Operator Rrjeti Mobil Virtuel) ishte njëra prej projekteve më sfiduese dhe më të këndëshme të vitit, duke qenë se dy operatorë mobilë tanimë të vendosur mirë në treg.

Ishte e rëndësishme që fushata të bënte jehonë, të cilën e bëmë duke e nisur një fushatë ngacmuese (teaser) me katër TV reklama të shkurtëra, para se ta transmetonim TV reklamën e korporatës (të gjitha videot më poshtë), bashkë me reklama gazetash e revistash, billborde e citylights, si dhe broshura e pamflete në të gjithë vendin.

E gjithë kjo nismë e këtij operatori mobil filloi me një festë prestigjoze me mbi 600 mysafirë.
 









 
 
Imazhi i korporatës së Z mobile
E sertë Krijuar në Kosovë për Z mobile më 01.2010
Shiko të gjitha punët në Markë & Identitet, Web & Lojëra
 
Lançimi i Z mobile MVNO (Operator Rrjeti Mobil Virtuel) ishte njëra prej projekteve më sfiduese dhe më të këndëshme të vitit. Me dy operatorë mobilë tanimë të vendosur mirë në treg, lufta për ta marrë një pjesë të tregut ishte sfidë më vete.

Ne e krijuam një markë që veçohej nga konkurrenca, bashkë me disa dizajne në formë të artit kinez "origami", që do ta përcillnin markën gjatë gjithë kohës. Çdo produkt apo shërbim do ta kishte një figurë origami e cila do ta identifikonte atë nëpër të gjitha reklamat, pikat e shitjes dhe materialet promovuese.

Kliko këtu për të vizituar website-in e Z mobile, i cili është krijuar nga ne.
 
 
Fantastike kur gjërat bëhen për ty
E sertë Krijuar në Shqipëri për Klientë tjerë më 06.2009
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi
 
Kur kërkuan nga ne të krijojmë fushatën për Mikro Kredinë e Credins Bank, ne e imagjinuam një dorë të padukshme duke i bërë të gjitha për biznesin tënd të vogël, sepse produkti i ofronte pikërisht ato. Rezultatet shihen në reklamën e shtypit si dhe këtë videon më poshtë, të cilën e kemi prodhuar.
 

 
 
Për gjeneratat e reja të shpikësve
E sertë Krijuar në Kosovë për IPKO më 04.2009
Shiko të gjitha punët në Markë & Identitet, MP & Media
 
Dizajn identiteti, posterësh, reklama gazetash dhe shërbime marrëdhëniesh me publikun për IPKO Foundation, institucion që u shpërndan bursa studentëve të rinj që kanë prirje për teknologjinë.

Kemi përdorur pamje që tregojnë njerëz të rinj duke qenë në hap me teknologjinë, për të tërhequr studentët e asaj grupmoshe.
 
 
Thuaje me ikona
E sertë Krijuar në Kosovë për AMC më 04.2009
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Dizajn & Publikime
 
AMC lançoi një produkt të ri dhe të pazakontë, të quajtur Zlango, i krijuar enkas për t'a bërë komunikimin me SMS më argëtues për abonentët e moshës më të re. Zlango është një komplet ikonash qesharake dhe të dizajnuara bukur, secila me një domethënie të caktuar, duke iu ofruar konsumatorëve t'i dërgojnë ato nëpërmjet SMS-ave me një çmim të ulët.

Ne prodhuam një sërë materialesh, përfshi aty fletushkat dhe brandimin e stacioneve të autobusëve, me shembuj qesharakë se si Zlango mund të përdoret për të komunikuar. Për reklamë televizive ne përzgjodhëm një këngë shumë të thjeshtë dhe të njohur tallava, për disa paksa neveritëse, me tekst që mund të përshkruhej me Zlango ikona.

Fushata menjëherë u bë hit, duke u përfolur gjithandej për një kohë të gjatë.
 

 
 
Libri i vogël i kuq
E sertë Krijuar në Kosovë për Karrota më 12.2008
Shiko të gjitha punët në Dizajn & Publikime
 
Libri i vogël i kuq është një publikim vetëpromovues i Ogilvy | Karrota në formë të një libri të vogël, që përmban një fjalorth të terminologjisë së marketingut, reklamimit dhe asaj digjitale në gjuhën shqipe.

Është prodhuar enkas të shërbejë si dhuratë për klientët, studentët dhe të gjithë ata që janë të interesuar për reklamimin, dhe kanë dëshirë t'i mësojnë dy-tri gjëra të reja në këtë fushë.

Nëse dëshiron ta kesh një (apo më shumë kopje), mos ngurro të na dërgosh email në .(JavaScript must be enabled to view this email address)

Mund ta shkarkosh në PDF format kopjen e librit (2.3 MB).

Ose, mund ta shfletosh fjalorthin tonë online duke klikuar këtu.
 
 
Një histori në çdo shishe
E sertë Krijuar në Shqipëri e Kosovë për Klientë tjerë më 12.2008
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Dizajn & Publikime
 
Pas një pauze të shkurtër prej ndryshimit të imazhit dhe identitetit të prodhuesit të privatizuar rishtazi, veraria gjigante e Rahovecit e nisi fushatën e parë të korporatës pas dy dekadave, duke e promovuar më të mirin në vend të kësaj fushe.

Stone Castle, emër i ri me traditë të gjatë në përgatitjen e verës dhe një prej verarive më të mëdha në Evropën Lindore, synon jo vetëm t'i kaplojë tregjet fqinje të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, por edhe pjesët tjera të Evropës dhe SHBA-ve.

Fushata, e transmetuar gjatë festave të fundvitit paraqet traditën, pasionin dhe dashurinë për verën dhe pregatitjen e saj, duke e treguar një histori jete brenda një shisheje. Kjo fushatë përmban TV reklamë dhe materiale shtypi.
 

 
 
AMC Karta, me më shumë shërbime
E sertë Krijuar në Shqipëri për AMC më 10.2008
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Dizajn & Publikime
 
Me lançimin e AMC SIM kartelës së re me më shumë veçori dhe emër të ri, ne dizajnuam identitetin e ri të produktit, bashkë me paketimin e ri, si dhe zhvilluam fushatën për këtë produkt.

Pamja e re e AMC Kartës paraqitet me shumë ngjyra secila duke e treguar një veçori ose ofertë të produktit, si "Familja dhe Miqtë", "Bonus", "Pako", etj.

Imazhi të cilin e zhvilluam reflekton lehtësinë dhe kënaqësinë që i jep përdorimi i këtij produkti konsumatorëve të të gjitha moshave, duke përdorur pamje abstrakte dhe të fuqishme. Me pak fjalë, ta përdorësh teleconin mobile me AMC Karta është e lehtë sikur ta dërgosh një puthje. Fushata përbëhet prej një TV reklame, billbordeve, city-lights, posterëve, reklamave për gazeta dhe revista, si dhe dizajnimin e paketimit të SIM kartelës.
 

 
 
Dua të bëj TEXT me ty sonte!
E sertë Krijuar në Shqipëri për AMC më 07.2008
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Markë & Identitet
 
Për ta rifreskuar shërbimin SMS Flirt të AMC-së, nevojitej diçka e re dhe e pazakontë. Vetë shërbimi kishte kohë që ishte aktiv, por i duhej një shtytje nga abonentët aktualë dhe ata të rinj.

Duke qenë se flirtimi nëpërmjet SMS-ave është kryesisht i dedikuar për konsumatorë të moshës më të re dhe merr shpesh konotacion seksual, ne dolëm me tekste të guximshme, duke e zëvendësuar fjalën "seks" me fjalën "TEXT" në çdo slogan, si dhe duke krijuar elemente të ndryshme që ndërlidhen me seksin.

Sloganet, si "Tua të bëj TEXT me ty sonte", "Më pëlqen të bëj TEXT përjashta" dhe "Bëra TEXT mbrëmë gjithë natën" janë përdorur nëpër TV dhe shtyp, si the sloganet specifike si "Bëj TEXT, jo luftë", posterat e filmit "TEXT and the City" dhe fletushkat në formë të varëseve të derës me titujt "Më lë rehat, po bëj TEXT" dhe "Mos pengo, po bëj TEXT".
 

 
 
Pi qumësht në kuti
E sertë Krijuar në Shqipëri për Klientë tjerë më 05.2008
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Dizajn & Publikime
 
Nga ne është kërkuar të prodhojmë një fushatë shtypi për ta ndihmuar rritjen e qumështit në kuti në tregun e Shqipërisë, si dhe të rrisim vetëdijësimin e përparësive të përdorimit të këtij qumështi, për dallim nga qumështi në shishe, i cili kishte një përdorim shumë të gjerë, prej 90%, që ishte një prej më të lartëve në rajon.

Ne dizajnuam dhe zhvilluam një koncept të thjeshtë dhe direkt, të quajtur "Pi qumësht në kuti" si fushatë shtypi dhe përjashta (outdoor) për Tetra Pak, duke paraqitur 5 arsye pse është më e shëndetshme të pish qumësht në kuti. Ngjyrat dhe imazhet plot gjallëri janë përdorur për t'i paraqitur karakteristikat pozitive të qumështit në kuti. Fushata përbëhej nga posterët, billbordet, city-lights, broshurat dhe fletushkat, të cilat janë shpërndarë në tërë vendin.
 
 
Eja n'Evropë
E sertë Krijuar në Kosovë për Unioni Europian më 05.2008
Shiko të gjitha punët në Markë & Identitet, Dizajn & Publikime, Promo & Ndodhi
 
"Eja n'Evropë" ishte një program edukativ-argëtues i financuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), me qëllim që t'i përfshijë qytetarët e Kosovës nëpërmjet një gare me kuize për Bashkësinë Evropiane (BE), ku garuesve u është dhënë mundësia të fitojnë një udhëtim për në Bruksel. Gara është mbajtur në një kamion të madh, i cili udhëtonte nëpër qyteza dhe qytete të Kosovës, duke mbajtur shfaqje teatrale, gara dhe forma tjera argëtimi.

Ne ishim përgjegjës për krijimin e një imazhi gazmor për tërë projektin, i cili do ta afronte BE-në me njerëzit, duke i eliminuar barrierat "serioze" të cilat BE nganjëherë i përfaqëson. Ky imazh është përdorur në shumë vende dhe materiale promovuese, prej dekorimit të kamionit, billbordet, posterët, reklamat për gazeta e revista, deri te artikujt si kapelat, fanellat, mbajtësit e çelësave, çantat, etj.
 
 
Monumenti NEWBORN   
E sertë Krijuar në Kosovë për Qyteti i Prishtinës më 02.2008
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Markë & Identitet, Promo & Ndodhi
 
Vetëm 11 ditë para se të ndodhte, ne na erdhi një ide që do ta ngjallte edhe më shumë festimin e ditës më të madhe të historisë së vendit - Shpalljen e Pavarësisë. Sfida ishte që të bënim diçka që nuk do ta acaronte turmën, por që do të shërbente për ta ngazëllyer atë, duke e shënuar këtë ditë historike.

Lexo artikullin në Wikipedia.
Shihe faqen në Facebook.


Zgjidhja
Krijuam një skulpturë me fjalën "NEWBORN" (nga anglishtja "i posalindur"), të ndërtuar nga një skelet çeliku i mbuluar me shtresë metali 4mm të trashë. Çdo shkronjë është 3 metra e lartë dhe 1 metër e thellë, me peshë prej përafërsisht 1 tonelate. E ngjyrosur me ngjyrë të qëndrueshme metali dhe rezistente ndaj shumë elementeve. I tërë instalacioni është 24 metra i gjerë.


E zgjodhëm fjalën 'NEWBORN" për t'i kapluar, në një fjalë të vetme, të gjitha ato që ia binte pavarësia vendit tonë. Ne qëllimisht përdorëm fjalën në gjuhën angleze, të kuptueshme edhe nga njerëz që nuk e flasin mirë atë gjuhë, për ta përçuar porosinë në tërë globin, duke treguar për shtetin më të ri që po lind.


Pastaj, e kthyem këtë në skulpturë interaktive, për ta shënuar këtë rast me një simbolikë që do të ishte pjesë e kremtimeve dhe njerëzve përreth kësaj vepre. Kjo do të përdorej si një mjet ku njerëzit do ti shprehnin emocionet e tyre duke shkruar me flomasterë permanentë të zinj, të cilët ne ua kemi dhuruar gjatë mbrëmjes. Kjo ndodhi më 17 shkurt 2008.



Rezultati
Mbi 150,000 njerëz shënuan në skulturë, duke filluar me Kryetarin dhe Kryeministrin e vendit. Këto shkrime domethënëse u shndërruan në art. Mediat e mbuluan rreth e përqark botës.


Qindëra mija njerëz e përjetuan, miliona e panë në TV. CNN dhe rrjetet tjera të mëdha botërore e përcollën nga vendi i ngjarjes drejtpërdrejt. Skulptura doli të nesërmen në ballinën e The New York Times, dhe u përmend nëpër gazeta tjera madhore si The International Herald Tribune, The Observer, Sydney Herald, etj., derisa BBC, Spiegel Online dhe të tjera e vendosën edhe në websitet e tyre. Si rezultat, për një kohë të gjatë mediat botërore e emërtuan Kosovën "shteti i posalindur" (the newborn country).


Sot, kjo skulpturë njihet si Monumenti i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

E shpërblyer me:
2009
One Show Merit Award
Bronze David Award

2008
Cannes Gold Lion Award
Silver Clio Award
Silver Eurobest Award
Golden Drum Grand Prix
London International Awards Finalist



Monumenti NEWBORN nëpër media

Kjo ndodhi është paraqitur në media të ndryshme nëpër botë, të renditura më poshtë:

BBC NEWS - Kosovo's PM in independence nod
BBC - Kosovo's giant mosh pit
AdWeek - Ideas That Inspire
Huffington Post - Defiant Kosovo Celebrates Independence
The Washington Times - Kosovo’s celebration Western-tinged
NY Daily News - Kosovo celebrates declaration of independence as Russia protests
The Telegraph (Australia) - Jubilation and hatred over Kosovo
The Sydney Morning Herald - Kosovo is born to cheers and jeers
New Kosova Report - NEWBORN, the symbol of Kosovo Independence
Picturetank - Kosovo : a young country looking for recognition
Irish Examiner - Pristina recovers after all-night party
Peatom - Viaje al interior de un país recién nacido

Shih edhe...
Work | Monumenti NEWBORN në përvjetorin e 5-të të pavarësisë
News | NEWBORN e ndrit mbrëmjen
 
 
Identiteti i ri i Vala
E sertë Krijuar në Kosovë për Vala më 11.2007
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Markë & Identitet
 
Duke qenë operatori i vetëm në Kosovë asokohe, Vala 900 ndërmorri një sërë zhvillimesh teknike për të përmirësuar shërbimin ndaj konsumatorëve, që njëkohësisht e bëri të nevojshme ta ndryshojë edhe imazhin e korporatës, për ta çuar kompaninë në një nivel më të lartë. Me afrimin e operatorit të dytë mobil në treg, Valës 900 iu bë e doemosdoshme ta ndryshojë imazhin rrënjësisht, për të mbetur konukrrent i denjë edhe në të ardhmen.

Duke e thjeshtuar emrin vetëm në Vala, ne e dizajnuam një imazh të ri, modern dhe të gjallë, duke e ruajtur emrin dhe prezencën e kompanisë, dhe njëkohësisht duke i dhënë një frymë rinore me përdorimin e shkronjës V që përfaqëson një flutur, një zemër dhe një telefon mobil që palohet.

Një numër produktesh janë dizajnuar dhe prodhuar, duke përfshirë konceptimin dhe produksionin e një TV reklame, billborde, reklama gazetash, fletushka, kalendarë, letra ngjitëse, SIM kartela, kartela rimbushëse dhe shumë produkte tjera të brenduara, duke e bërë njërin prej markave më të forta sot në Kosovë.
 

 
 
Edhe rryma është produkt që blehet e kursehet
E sertë Krijuar në Kosovë për Unioni Europian më 08.2007
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Dizajn & Publikime
 
Na u kërkua të krijojmë një fushatë sensibilizuese, që t'ua bëjmë konsumatorëve me dije se mospagesa e rrymës dhe kyçjet jolegale janë të dënueshme me ligj. Njëkohësisht duhej t'i njoftonim konsumatorët se pagesa e rregullt dhe mosvjedhja e përmirëson shërbimin dukshëm.

Rryma elektrike është paraqitur si produkt, i ngjashëm me produktet që i blejmë nëpër dyqane. Qëllimi ishte që ta paraqesim rrymën si një gjë të prekshme, në mënyrë që t'ia bëjmë konsumatorit sa më reale. Fushata do të përmbante informata të detajuara se sa është e rëndësishme të paguhet dhe të kursehet rryma, dhe se sa më bashkëpunues që janë njerëzit, aq më mirë për të gjithë. Titulli i kësaj fushate ishte “Edhe rryma është produkt që blehet. Paguaje që ta kesh!”.

Fushata është lançuar me një sërë prodhimesh: Dy TV reklama të fuqishme, njëra për pagesat, tjetra për kursimin, posterë, billborde, fletushka, radio reklama, letra ngjitëse, reklama gazetash dhe një webfaqe informative.
 

 


 
 
Pije një çaj me BA  
E sertë Krijuar në Shqipëri e Kosovë për British Airways më 05.2007
Shiko të gjitha punët në Web & Lojëra
 
Dizajni dhe zhvillimi i një loje interaktive online në formë të e-kartolinës, për t'i promovuar ofertat speciale të British Airways.

Përdoruesit dizajnojnë gotën e çajit anglez, i shtojnë sheqer dhe qumësht, e shkruajnë një porosi të shkurtër dhe ua dërgojnë familjes ose miqëve.Fituesit e kësaj loje janë shpërblyer me bileta kthyese falas për në Londër.

Kliko këtu për ta vizituar website-in.

Projekt i shpërblyer me çmimin Imelda Ogilvy Network Silver Peanut në vitin 2006.
 
 
Kartelat rimbushëse të ilustruara
E sertë Krijuar në Kosovë për Vala më 06.2005
Shiko të gjitha punët në Dizajn & Publikime
 
Dizajni i tri llojeve të kartelave rimbushëse për shërbimin pre-paid të telefonisë mobile Vala 900. Të gjitha kartelat kanë ngjashmëri, por secila është dizajnuar për konsumatorë të ndryshëm.

Kartela €5 i drejtohet të rinjëve me buxhet më të limituar, ajo €10 për familjet, ndërsa kartela €20 është për persona që kanë biznese.
 
 
Rruga Sesam në gjuhën shqipe
E sertë Krijuar në Kosovë për Klientë tjerë më 11.2004
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Dizajn & Publikime
 
Me nisjen e TV serialit Sesame Street në gjuhën shqipe, është kërkuar nga ne të prodhojmë materiale edukative, të cilat do iu shpërndaheshin nxënësve në tërë Kosovën. Çdo dizajn ka kërkuar përkushtim të veçantë konform udhëzimeve të veçanta për secilin personazh të Sesame Street, që është bërë me nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me kreatorët e serialit në New York, si dhe UNICEF Kosova, gjithmonë duke i patur parasysh dallimet kulturore për adaptim adekuat të materialeve.

Ekzekutimi përfundimtar rezultoi me mbi 100,000 materiale të shtypura për fëmijë, në formë të librave me aktivitete, kartelave mësimi, çantave, posterëve, fletushkave për nxënës/mësimdhënës, si dhe metrave për matjen e gjatësisë së fëmijëve.
 
 
VISA nuk njeh kufi
E sertë Krijuar në Kosovë për Raiffeisen Bank më 06.2004
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi
 
Me t'u futur në tregun kosovar për herë të parë, VISA transmetoi disa TV reklama që përshkruanin situata të ndryshme, të cilat, kur largohej kamera me zoom, krijonin realitete tjera. Për shembull, njëra prej reklamava fillonte brenda një pylli, por e cila, kur largohej kamera me zoom, ishte në fakt një stendë perimesh brenda një dyqani. Nga ne u kërkua të prodhojmë fushatën për posterë e billborde, duke qenë në vazhdimësi me TV reklamat.

Ne dizajnuam materiale për reklamim përjashta (outdoor), broshura dhe fletushka për fushatën "VISA nuk njeh kufi" të Raiffeisen Bank, duke e krijuar një "qytet" të përbërë nga objekte të cilat blehen me kartelë krediti/debiti. Billbordi duket si qytet nga larg, por që nga afër është përzgjedhje produktesh të ndryshme.
 
 
O sa mirë me qenë shqiptar
E sertë Krijuar në Shqipëri e Kosovë për Klientë tjerë më 03.2004
Shiko të gjitha punët në Markë & Identitet
 
Logo dizajni për "Tifozat Kuq e Zi", adhuruesit e Kombëtares Shqiptare, e cila tanimë është bërë shenja identifikuese e të gjithë adhuruesve të sportit shqiptar në tërë botën, dhe përdoret gjithandej nëpër flamuj, fanella, bluza, kapela, shalla dhe pajisje të tjera.
 
 
Londra është më afër se që mendon
E sertë Krijuar në Kosovë për British Airways më 08.2003
Shiko të gjitha punët në Fushata Reklamimi, Dizajn & Publikime
 
Prodhimi kreativ i posterit, kartolinës dhe pyetësorit për lojën shpërblyese të British Airways, me titull "Londra është më afër se që mendon", të cilat paraqesin fotografi të qendrës së qytetit të Prishtinës me autobusë të kuq dykatësh të Londrës, taksi të zinj, si dhe elemente të tjera nga Londra.
 
 
Rekomandoje këtë faqe
 
Si t'u dukën?
Duam shumë ta dijmë mendimin tënd për këto projekte. Komentet, sygjerimet, kritikat apo lëvdatat tua janë të rëndësishme për ne. Na ndihmo të përmirësohemi.