Tung : Punë  ///  Paraprak   Pasues
 
Monumenti NEWBORN     
E sertë krijuar në Kosovë për Qyteti i Prishtinës më 02.2008 me komente
(Fushata Reklamimi, Markë & Identitet, Promo & Ndodhi, Publike & Politike)
 
Vetëm 11 ditë para se të ndodhte, ne na erdhi një ide që do ta ngjallte edhe më shumë festimin e ditës më të madhe të historisë së vendit - Shpalljen e Pavarësisë. Sfida ishte që të bënim diçka që nuk do ta acaronte turmën, por që do të shërbente për ta ngazëllyer atë, duke e shënuar këtë ditë historike.

Lexo artikullin në Wikipedia.
Shihe faqen në Facebook.


Zgjidhja
Krijuam një skulpturë me fjalën "NEWBORN" (nga anglishtja "i posalindur"), të ndërtuar nga një skelet çeliku i mbuluar me shtresë metali 4mm të trashë. Çdo shkronjë është 3 metra e lartë dhe 1 metër e thellë, me peshë prej përafërsisht 1 tonelate. E ngjyrosur me ngjyrë të qëndrueshme metali dhe rezistente ndaj shumë elementeve. I tërë instalacioni është 24 metra i gjerë.


E zgjodhëm fjalën 'NEWBORN" për t'i kapluar, në një fjalë të vetme, të gjitha ato që ia binte pavarësia vendit tonë. Ne qëllimisht përdorëm fjalën në gjuhën angleze, të kuptueshme edhe nga njerëz që nuk e flasin mirë atë gjuhë, për ta përçuar porosinë në tërë globin, duke treguar për shtetin më të ri që po lind.


Pastaj, e kthyem këtë në skulpturë interaktive, për ta shënuar këtë rast me një simbolikë që do të ishte pjesë e kremtimeve dhe njerëzve përreth kësaj vepre. Kjo do të përdorej si një mjet ku njerëzit do ti shprehnin emocionet e tyre duke shkruar me flomasterë permanentë të zinj, të cilët ne ua kemi dhuruar gjatë mbrëmjes. Kjo ndodhi më 17 shkurt 2008.



Rezultati
Mbi 150,000 njerëz shënuan në skulturë, duke filluar me Kryetarin dhe Kryeministrin e vendit. Këto shkrime domethënëse u shndërruan në art. Mediat e mbuluan rreth e përqark botës.


Qindëra mija njerëz e përjetuan, miliona e panë në TV. CNN dhe rrjetet tjera të mëdha botërore e përcollën nga vendi i ngjarjes drejtpërdrejt. Skulptura doli të nesërmen në ballinën e The New York Times, dhe u përmend nëpër gazeta tjera madhore si The International Herald Tribune, The Observer, Sydney Herald, etj., derisa BBC, Spiegel Online dhe të tjera e vendosën edhe në websitet e tyre. Si rezultat, për një kohë të gjatë mediat botërore e emërtuan Kosovën "shteti i posalindur" (the newborn country).


Sot, kjo skulpturë njihet si Monumenti i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

E shpërblyer me:
2009
One Show Merit Award
Bronze David Award

2008
Cannes Gold Lion Award
Silver Clio Award
Silver Eurobest Award
Golden Drum Grand Prix
London International Awards Finalist



Monumenti NEWBORN nëpër media

Kjo ndodhi është paraqitur në media të ndryshme nëpër botë, të renditura më poshtë:

BBC NEWS - Kosovo's PM in independence nod
BBC - Kosovo's giant mosh pit
AdWeek - Ideas That Inspire
Huffington Post - Defiant Kosovo Celebrates Independence
The Washington Times - Kosovo’s celebration Western-tinged
NY Daily News - Kosovo celebrates declaration of independence as Russia protests
The Telegraph (Australia) - Jubilation and hatred over Kosovo
The Sydney Morning Herald - Kosovo is born to cheers and jeers
New Kosova Report - NEWBORN, the symbol of Kosovo Independence
Picturetank - Kosovo : a young country looking for recognition
Irish Examiner - Pristina recovers after all-night party
Peatom - Viaje al interior de un país recién nacido

Shih edhe...
Work | Monumenti NEWBORN në përvjetorin e 5-të të pavarësisë
News | NEWBORN e ndrit mbrëmjen
 
 
 Projekti paraprak        Projekti pasues 
 
Rekomandoje këtë projekt
 
Si t'u duk?
Duam shumë ta dijmë mendimin tënd për këtë projekt. Komentet, sygjerimet, kritikat apo lëvdatat tua janë të rëndësishme për ne. Na ndihmo të përmirësohemi.