Tung : Prodhime
 
Gjërat që i kemi krijuar  | 7 projekte
 
Ne nuk krenohemi vetëm me punën që e bëjmë për klientë të ndryshëm. Shpeshherë na ndodh ta ndjekim zemrën dhe të prodhojmë gjëra që na vijnë nga brenda. Ato janë zakonisht punë pro-bono për komunitete të caktuara, ose për tërë vendin, me qëllim që ta përmirësojnë cilësinë e jetës, qoftë nëpërmjet një loje, një website-i, apo madje një monumenti kombëtar.
 
Duaje tënden
Krijuar në Kosovë më 09.2011
 
"Duaje tënden" është një nismë në bashkëpunim me Lëvizjen VETËVENDOSJE! me qëllim promovimi të prodhimeve të vendit.

Vizito faqen në Facebook.


Ne i kemi dizajnuar dhe prodhuar me qindëra mija letra ngjitëse 3 mm, të cilat i kemi vendosur në prodhimet e vendit nëpër dyqane dhe supermarkete gjithandej Kosovës, me ndihmën e 20,000 aktivistëve të rinj të lëvizjes.

Qëllimi i fushatës ishte të promovojmë ekonominë lokale duke i identifikuar prodhimet e vendit, që si rezultat do ta rriste shitjen, prodhimtarinë dhe potencialisht vendet e punës. Fushata bëri jehonë në vend brenda disa orësh, ndërsa brenda disa muajsh rezultatet treguan zvogëlmt të importit të prodhimeve të zëvendësueshme me ato të prodhuara në vend. Shumë prodhues e vendosën këtë shenjë brenda dizajneve të paketimeve të tyre, duke e bërë fushatën të përhershme.
 
 
Kah me shku?
Krijuar në Shqipëri e Kosovë më 07.2011
 
Ky website është nismë e jona vetanake, për të kontribuar në shërbimet shqiptare online, të cilave iu mungon përmbajtja në fusha të ndryshme.

Kishte kohë që e kishim vërejtur mungesën e informatave për ndodhitë e ndryshme në Kosovë, qoftë një koncert, shfaqje apo madje muzikë në ndonjë bar. Shumica e këtyre informatave zakonisht vendoset nëpër rrjete sociale, kryesisht Facebook, por shpesh është vështirë të gjindet, përveç nëse je veçanërisht i/e ftuar në njërën prej ndodhive.

Ne vendosëm ta krijojmë kahmeshku.com, një website i dedikuar veçanërisht për ndodhitë dhe vendet në Kosovë, së shpejti edhe në Shqipëri, poashtu.

Kliko këtu për ta vizituar website-in.
 
 
Libri i vogël i kuq
Krijuar në Kosovë më 12.2008
 
Libri i vogël i kuq është një publikim vetëpromovues i Ogilvy | Karrota në formë të një libri të vogël, që përmban një fjalorth të terminologjisë së marketingut, reklamimit dhe asaj digjitale në gjuhën shqipe.

Është prodhuar enkas të shërbejë si dhuratë për klientët, studentët dhe të gjithë ata që janë të interesuar për reklamimin, dhe kanë dëshirë t'i mësojnë dy-tri gjëra të reja në këtë fushë.

Nëse dëshiron ta kesh një (apo më shumë kopje), mos ngurro të na dërgosh email në .(JavaScript must be enabled to view this email address)

Mund ta shkarkosh në PDF format kopjen e librit (2.3 MB).

Ose, mund ta shfletosh fjalorthin tonë online duke klikuar këtu.
 
 
Monumenti NEWBORN    
Krijuar në Kosovë më 02.2008
 
Vetëm 11 ditë para se të ndodhte, ne na erdhi një ide që do ta ngjallte edhe më shumë festimin e ditës më të madhe të historisë së vendit - Shpalljen e Pavarësisë. Sfida ishte që të bënim diçka që nuk do ta acaronte turmën, por që do të shërbente për ta ngazëllyer atë, duke e shënuar këtë ditë historike.

Lexo artikullin në Wikipedia.
Shihe faqen në Facebook.


Zgjidhja
Krijuam një skulpturë me fjalën "NEWBORN" (nga anglishtja "i posalindur"), të ndërtuar nga një skelet çeliku i mbuluar me shtresë metali 4mm të trashë. Çdo shkronjë është 3 metra e lartë dhe 1 metër e thellë, me peshë prej përafërsisht 1 tonelate. E ngjyrosur me ngjyrë të qëndrueshme metali dhe rezistente ndaj shumë elementeve. I tërë instalacioni është 24 metra i gjerë.


E zgjodhëm fjalën 'NEWBORN" për t'i kapluar, në një fjalë të vetme, të gjitha ato që ia binte pavarësia vendit tonë. Ne qëllimisht përdorëm fjalën në gjuhën angleze, të kuptueshme edhe nga njerëz që nuk e flasin mirë atë gjuhë, për ta përçuar porosinë në tërë globin, duke treguar për shtetin më të ri që po lind.


Pastaj, e kthyem këtë në skulpturë interaktive, për ta shënuar këtë rast me një simbolikë që do të ishte pjesë e kremtimeve dhe njerëzve përreth kësaj vepre. Kjo do të përdorej si një mjet ku njerëzit do ti shprehnin emocionet e tyre duke shkruar me flomasterë permanentë të zinj, të cilët ne ua kemi dhuruar gjatë mbrëmjes. Kjo ndodhi më 17 shkurt 2008.



Rezultati
Mbi 150,000 njerëz shënuan në skulturë, duke filluar me Kryetarin dhe Kryeministrin e vendit. Këto shkrime domethënëse u shndërruan në art. Mediat e mbuluan rreth e përqark botës.


Qindëra mija njerëz e përjetuan, miliona e panë në TV. CNN dhe rrjetet tjera të mëdha botërore e përcollën nga vendi i ngjarjes drejtpërdrejt. Skulptura doli të nesërmen në ballinën e The New York Times, dhe u përmend nëpër gazeta tjera madhore si The International Herald Tribune, The Observer, Sydney Herald, etj., derisa BBC, Spiegel Online dhe të tjera e vendosën edhe në websitet e tyre. Si rezultat, për një kohë të gjatë mediat botërore e emërtuan Kosovën "shteti i posalindur" (the newborn country).


Sot, kjo skulpturë njihet si Monumenti i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

E shpërblyer me:
2009
One Show Merit Award
Bronze David Award

2008
Cannes Gold Lion Award
Silver Clio Award
Silver Eurobest Award
Golden Drum Grand Prix
London International Awards Finalist



Monumenti NEWBORN nëpër media

Kjo ndodhi është paraqitur në media të ndryshme nëpër botë, të renditura më poshtë:

BBC NEWS - Kosovo's PM in independence nod
BBC - Kosovo's giant mosh pit
AdWeek - Ideas That Inspire
Huffington Post - Defiant Kosovo Celebrates Independence
The Washington Times - Kosovo’s celebration Western-tinged
NY Daily News - Kosovo celebrates declaration of independence as Russia protests
The Telegraph (Australia) - Jubilation and hatred over Kosovo
The Sydney Morning Herald - Kosovo is born to cheers and jeers
New Kosova Report - NEWBORN, the symbol of Kosovo Independence
Picturetank - Kosovo : a young country looking for recognition
Irish Examiner - Pristina recovers after all-night party
Peatom - Viaje al interior de un país recién nacido

Shih edhe...
Work | Monumenti NEWBORN në përvjetorin e 5-të të pavarësisë
News | NEWBORN e ndrit mbrëmjen
 
 
Kur të kesh kohë me humbë
Krijuar në Kosovë më 09.2005
 
Bjeri Karrotës dhe Qef n'Qenef janë dy lojë vetë-promovuese të ndërtuara në teknologjinë Flash, me qëllimin e vetëm për të humbur kohë duke i luajtur, sa herë nuk ke çka të bësh. Ah, këto poashtu i kemi bërë t'u lavdëruar me çka jemi në gjendje të bëjmë.

Luaje lojën Bjeri Karrotës.

Luaje lojën Qef n'Qenef.
 
 
Harta e qendrës së Prishtinës   
Krijuar në Kosovë më 08.2005
 
Mënyrë e veçantë e kombinimit të pixel-art dhe teknologjisë Flash, për të krijuar hartën e qendrës së Prishtinës, e përdorur enkas për vetë-promovim, për të treguar vendndodhjen e zyrave të kompanisë sonë.

Kliko këtu për ta parë hartën e animuar.

Projekt i shpërblyer me çmimin Imelda Ogilvy Network Silver Peanut në vitin 2006.
 
 
Identiteti i Karrota
Krijuar në Kosovë më 02.2004
 
Dizajni i logos dhe identitetit për Karrota, që ishte emri emri i parë i agjencisë së reklamave të cilën e kemi themeluar.
 
 
Recommend this page
 
Si t'u dukën?
Duam shumë ta dijmë mendimin tënd për këto prodhime. Komentet, sygjerimet, kritikat apo lëvdatat tua janë të rëndësishme për ne. Na ndihmo të përmirësohemi.