Tung : Njohje
 
Vlerësime dhe njohje   | 10 çmime
 
Ogilvy | Karrota është agjencia e vetme në rajon e shpërblyer me Luanin e Artë në Cannes, në kategorinë e dizajnit, për krijimin e NEWBORN, Monumentit që shënon Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Për më tepër, ne jemi shpërblyer edhe me disa çmime tjera prestigjoze ndërkombëtare.
 
Luani i Artë Cannes
Për projektin Monumenti NEWBORN më 17.06.2008
Kategoria Dizajn, për klientin Qyteti i Prishtinës
Festivali i 55-të Ndërkombëtar i Reklamimit, i mbajtur në Cannes, Francë, prej 15 deri 21 qershor 2008. Festivali më i madh dhe më prestigjoz i kreativitetit në botë.
 
Clio i Argjendtë
Për projektin Monumenti NEWBORN më 16.05.2008
Kategoria Dizajn, për klientin Qyteti i Prishtinës
Festivali i 49-të Clio Awards, i mbajtur në South Beach, Miami, Florida, më 14 -17 maj '08. Clio Awards shpërblen madhështinë kreative në reklamim dhe dizajn.
 
Clio Finalist
Për projektin Monumenti NEWBORN - 5 më 01.05.2013
Kategoria Dizajn, për klientin Qyteti i Prishtinës
Festivali i 54-të Clio Awards, i mbajtur në New York City, më 15 maj 2013. Clio Awards shpërblen madhështinë kreative në reklamim dhe dizajn.
 
Eurobest i Argjendtë
Për projektin Monumenti NEWBORN më 02.12.2008
Kategoria Dizajn, për klientin Qyteti i Prishtinës
Eurobest-i i 21-të - Festivali i parë evropian i reklamimit, i mbajtur më 1 - 3 dhjetor '08 në Stokholm, Suedi, shpërbleu më të mirët e Evropës në dizajn dhe reklamim.
 
Golden Drum Grand Prix
Për projektin Monumenti NEWBORN më 07.10.2008
Kategoria Dizajn dhe drejtim artistik, për klientin Qyteti i Prishtinës
Festivali i 15-të ndërkombëtar, Golden Drum, i mbajtur në Portorozh, Slloveni, më 5 - 10 tetor '08, shpërbleu më të mirët në Evropën Qëndrore dhe Lindore.
 
The One Show Merit
Për projektin Monumenti NEWBORN më 04.05.2009
Kategoria Dizajn, për klientin Qyteti i Prishtinës
The One Show shpërblen punën më të mirë në fushën e reklamimit për shtyp, radio, televizion, dizajn, interaktivë, etj. Festivali mbahet çdo vit në New York, SHBA.
 
Finalist në LIA
Për projektin Monumenti NEWBORN më 10.11.2008
Kategoria Dizajn, për klientin Qyteti i Prishtinës
Festivali i 23-të ndërkombëtar, London International Awards, mbajtur në Londër, Britani e Madhe, më 10 nëntor 2008.
 
David Award i Bronztë
Për projektin Monumenti NEWBORN më 27.04.2009
Kategoria të ndryshme, për klientin Qyteti i Prishtinës
David Awards shpërblen punën më të mirë në mes të zyrave të Ogilvy në mbarë Evropën Qendrore dhe Lindore, e cila votohet nga të gjithë punëtorët.
 
Imelda Ogilvy Nutty Peanut
Për projektin Harta e qendrës së Prishtinës më 14.10.2006
Kategoria Interaktive, për klientin Karrota
Peanut Awards të rrjetit Imelda Ogilvy shpërblejnë punimet më të mira, të krijuara nga zyrat Ogilvy në rajonin e Ballkanit.
 
Imelda Ogilvy Peanut i Argjendtë
Për projektin Pije një çaj me BA më 14.10.2006
Kategoria Interaktive, për klientin British Airways
Peanut Awards të rrjetit Imelda Ogilvy shpërblejnë punimet më të mira, të krijuara nga zyrat Ogilvy në rajonin e Ballkanit.
 
Rekomandoje këtë faqe
 
Na thuaj diçka
Jemi shumë krenarë me të arriturat tona. Na thuaj çka mendon.