Tung : Njerëz : Ylli i muajit
 
Ylli i muajit
 
Albiana Ajeti Turbedar
Prill 2013   
 
Sepse u bë nënë duke pruar në botë një djalë shumë të bukur, Arasin, anëtarin më të ri të familjes sonë të madhe.
 
Vigan Kada
Mars 2013   
 
Sepse e bëri të pamundurën për ta krijuar një animacion të mrekullueshem, pa vdekur. Po i shihet edhe në fytyrë.
 
Vullnetarët e NEWBORN 5
Shkurt 2013   
 
Që treguan dashuri të paparë, dhe që na kthyen shpresën duke treguar se ku ka vullnet, do të ketë edhe sukses. Ju faleminderit.
 
Tuba Safçiu
Janar 2013   
 
Sepse ishte efikase gjatë tërë muajit dhe me modesti nuk e bëri të madhe këtë gjë, sepse tërë kohën pi diçka, e s'mund flet.
 
Besnik Bujupi*
*Më i miri i vitit 2012   
 
Për performancën argëtuese dhe zemërthyese muzikore në restorantin "Te Burdushi", gjatë promovimit të albumit të ri.
 
Flutura Ibrahimi
Dhjetor 2012   
 
Se e menaxhoi një festë madhështore edhe i hëngri krejt çokollatat. Poashtu, se i dërgoi dhurata fëmijëve dhe ua hëngri krejt çokollatat.
 
Lum Gashi
Nëntor 2012   
 
Se e dizajnoi një logo shumë të bukur, të cilën klienti e urreu. Pas takimit me Lumin, ky klient nuk na ka kontaktuar më asnjëherë.
 
Fitim Gashi
October 2012   
 
I është bashkëngjitur ekipit para nja pesë muajsh dhe akoma s'e kemi idenë se çfarë bën këtu. Ndoshta kjo e nxitë ta fillojë punën.
 
Bardh Godanca
Shtator 2012   
 
Se më në fund mësoi si ta përdorë Mac-un edhe ndaloi duke e kruar kokën sa herë që kërkonim diçka nga ai.
 
Vigan Kada
Gusht 2012   
 
Sepse i ka krijuar disa gjëra shumë shumë kreative dhe të bukura. Kështu po na thotë, se ne as nuk i kemi parë, as s'e dijmë çka janë.
 
Pleurat Spahiu
Korrik 2012   
 
Sa herë që dikush i ri na vie në kompani, ne i bëjmë yje të muajit, për të bërë hajgare me fotot e tyre. Të pashpirt.
 
Fitim Gashi
Qershor 2012   
 
Sa herë dikush i ri na vie në kompani, ne i bëjmë yje të muajit, për t'i mashtruar duke i bërë të mendojnë se janë të mirë. Të pashpirt.
 
Safete Tupalla
Maj 2012   
 
Safetja mund të bëhet yll i muajit sa herë që t'ia dojë qejfi. Edhe këtë muaj, thjesht, ia deshi qejfi.
 
Albiana Ajeti Turbedar
Prill 2012   
 
Sepse na i dha rrogat e plota, me kohë.
 
Safete Tupalla
Mars 2012   
 
Sepse ia vlen.
 
Bardh Godanca
Shkurt 2012   
 
Ka dizajnuar aq shumë kartela të vogla, por të bukura, shumicën gjatë orëve të vona, sa që me siguri do i shohë në ëndërr me muaj të tërë.
 
Safete Tupalla
Janar 2012   
 
Safetja mund të bëhet yll i muajit sa herë që t'ia dojë qejfi. Këtë muaj, thjesht, ia deshi qejfi.
 
Flutura Ibrahimi*
*Më e mira e vitit 2011   
 
Që e gjeti qetësinë e durimin, edhe e menaxhoi punën përgjatë ndoshta vitit më të vështirë prejse u themelua kompania.
 
Luan Berisha*
*Më i miri i vitit 2010   
 
Sepse doli nga kompania për ta nisur një biznes të vetin edhe na la rehat. Shyqyr zotit.
 
Nita Xharra*
*Më e mira e vitit 2009   
 
Për krijimin e shumë gjërave të bukura dhe duke qenë modeste për këtë gjë. Edhe se është e ëmbël.
 
Nita Salihu*
*Më e mira e vitit 2008   
 
Për barcoletën më të mirë të brendshme, të quajtur Shihemi. Bravo Nitës, që si rregull është njeri me pak fjalë, por shumë punë.
 
Besnik Bujupi*
*Më i miri i vitit 2007   
 
Që bëri një punë shumë të rëndësishme për 15 minuta, të cilën shefi i tij nuk mundi ta bëjë për 2 orë, edhepse u mundua.
 
Etrit Zeneli*
*Më i miri i vitit 2006   
 
Që i printoi një milion letra ngjitëse (po, po, një milion!) për dy ditë, nuk e prishi printerin dhe nuk vdiq në vend të punës.
 
Fisnik Ismaili*
*Më i miri i vitit 2005   
 
Sepse është shef. Sepse mundet. Sepse e negocioi dhe menaxhoi procesin e bashkimit me Ogilvy. Sepse është shumë i bukur!
 
Rekomandoje këtë faqe
 
Na thuaj ndoj gjë
Mjaft folëm për veten. Duam të dëgjojmë se çka ti mendon për ne? :)