Tung : Njerëz : Udhëheqësia
 
Udhëheqësia
 
Fisnik Ismaili
Bashkë-Themelues   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 

Fisniku është Themelues i Karrota dhe është përgjegjës për gjithë aspektin kreativ në kompani. Deri në vitin 2010 e mbajti po të njëjtin rol në Ogilvy Albania, prej që e bashkëthemeloi atë në vitin 2006.

Ka më shumë se njëzet vjet përvojë pune, shtatë prej të cilave duke punuar për kompanitë prestigjoze të dizajnit në Londër, Britani e Madhe, si udhëheqës kreativ, duke prodhuar website dhe punë kreative shtypi për një numër të madh klientësh si Cisco Systems, Apple Europe, British Airways, Barclays Bank, Mattel and Channel 4.

Veprimtaria e tij e viteve të fundit në rajon përfshin krijimin e Monumentit të Pavarësisë NEWBORN, fushatën e njohur "Duaje tënden", si dhe punë për klientë si Z mobile, AMC, PTK, KEK, Albtelecom, Tetra Pak, Raiffeisen Bank, British Airways, Bashkia e Tiranës, Kuvendi i Kosovës, AmCham Kosovë, British American Tobacco, Kraft Foods, Gillette/Braun, Sesame Street, Snoop Dogg, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe shumë të tjera.

Puna e tij është publikuar në pjesën më të madhe të gazetave, revistave dhe website-ve botërore.

Fisniku është i diplomuar në degën Multimedia nga Universiteti i Westminster, Londër, Britani e Madhe, dhe është duke vijuar studimet post-diplomike në Komunikim të Korporatave dhe Çështje Publike në Robert Gordon University në Aberdeen, Skoci, Britani e Madhe.

Është gjithashtu fitues i një numër çmimesh ndërkombëtare për dizajn dhe reklama, përfshi Luanin e Artë në Cannes, Clio të Argjendtë, Eurobest të Argjendtë dhe Golden Drum Grand Prix.

Fisniku është autori i publikimit të mirënjohur dhe thumbues online, The Pimpsons, si dhe bashkëthemelues i portalit satirik, Banalisti.

Rishtazi, gjatë zgjedhjeve nacionale të qershorit 2014, Fisniku u votua për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga rradhët e subjektit të tretë më të madh në vend, Lëvizja VETËVENDOSJE!
 
Flamur Syla
Bashkëthemelues & Drejtor për Zhv Biz   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
 
 
Rekomandoje këtë faqe
 
Na thuaj ndoj gjë
Mjaft folëm për veten. Duam të dëgjojmë se çka ti mendon për ne? :)