Tung : Njerëz : Ekipi ynë
 
Ekipi ynë
 
Fisnik Ismaili
Bashkëthemelues & Drejtor Kreativ   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Përgjegjës për pak a shumë të gjitha që ndodhin këtu. Duhanxhi i keq, mbipeshë, i vje era djersë, zhurmaxhi, por i bukur.
 
Flamur Syla
Bashkëthemelues & Drejtor për Zhv Biz   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Biznesmen me përvojë të gjatë në L.A. I papërvojë me mentalitetin tonë kontinental, ne e torturojmë vazhdimisht, deri të përshtatet me ne.
 
Bardhyl Fejzullahi
Udhëheqës i ekipit interaktiv   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Thotë se i di krejt në web programim. Poashtu thotë se di të këndojë dhe ti bjerë kitarës. Rrezikoni jetën nëse e dëgjoni.
 
Flutura Ibrahimi
Drejtuese Operative   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Ditën menaxhon klientë, natën e rexh' densin. Me gjithë atë energji që e posedon, për të pijet energjike janë qetësues.
 
Pleurat Spahiu
Udhëheqës kreativ   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Kreativiteti i tij varet prej stilit të flokëve. Sa ma nervoze frizura, aq ma e mirë puna e tij. Kompania humb para sa herë që i pren ky flokët.
 
Besnik Bujupi
Menaxhues Relacioni me Klientë   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Në rastet e rralla kur nuk menaxhon klientë, luan shah, merr n'thua shpesh edhe paramendon situata të pazakonta.
 
Bardh Godanca
Dizajner Grafik & Web   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Ky mund të bëjë punë të shkëlqyer gjithë vitin, vetëm në fund për ta prishur duke shkuar në plazh me kushërinën e shefit.
 
Vigan Kada
Dizajner Grafik & Animator   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Ilustrimet dhe animacionet e tij s'kanë konkurrencë në rajon. Vetëm nëse mund ta heqësh nga tavolina e futbollit, në të cilën flen.
 
Fitim Gashi
Video Editues & Fotograf   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Përpos syrit veçanërisht të mprehtë, ky është poashtu i vetmi njeri që e njohim, të cilit ia kanë vjedhë pantallonat e brekët në pishinë.
 
Albiana Ajeti Turbedar
Menaxhuese Administrimi   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Përveç se është shumë e mirë me numra, super-fuqia tjetër e saj është se e ka kushëri gati çdo person që e përmendim ndonjëherë.
 
Lum Gashi
Dizajner Grafik   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Ky nuk flet. Ky punon. Por kur flet, mendimet vijnë nga thellësitë e themeleve të filozofisë dhe odës së burrave.
 
Mentor Ibrahimi
Menaxhues i TI   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Sigurisht TI tekniku i vetëm në botë që ka virus në Facebook, e që nuk di si ta heqë. Jeton në kuti, si të gjithë teknikët e tjerë.
 
Tuba Safçiu
Asistente Relacionesh me Klientë   .(JavaScript must be enabled to view this email address)
 
Një njeri i qetë, që ia ka mërzi t'ia përkujtosh se është motra e një vëllau të famshëm. Ne, natyrisht, ia përkujtojmë. Gjithë kohën.
 
Jeta Zeqiri
Asistente Relacionesh me Klientë   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Prej atje nga vjen, emri i saj domethënë "La vie". Kjo ishte pak a shumë krejt frengjishtja që kemi mundur ta mësojmë duke punuar me të.
 
Genc Hoxha
Asistent Administrimi   .(JavaScript must be enabled to view this email address) | FB
 
Më i vogli prej të gjithëve, detyra e tij është të përballet me torturat nga të gjithë ne. E bën gjithnjë i buzëqeshur.
 
Safete Tupalla
Mbretëreshë   FB
 
Ajo është gjithçka për ne. Jetët tona nuk kanë kuptim pa të. Lartmadhëria e saj, fryma jonë, frymëzimi jonë.
 
Rekomandoje këtë faqe
 
Na thuaj ndoj gjë
Mjaft folëm për veten. Duam të dëgjojmë se çka ti mendon për ne? :)