Tung : Njerëz : Vende pune
 
Vende pune
 
Rast për praktikë
Pa datë kufi   
 
Nëse je student që ëndërron të punojë në lëmitë e reklamimit dhe marketingut, ose po i ndjen xixat e kreativitetit që duan të t'eksplodojnë, ky është një super rast të kalosh kohën duke e parë se si bëhen gjërat në botën tonë.

Të sigurojmë se kjo botë s'është aspak e lehtë, por nuk ka gjë më të mirë se të mësosh nga më të mirët në këtë industri.

Nëse do ta kryesh praktikën me ne, mbushe formularin në fund të kësaj faqeje, duke na treguar se në cilën fushë kishe dashur të zhvillohesh, bashkë me një CV të bashkëngjitur.
 
Mos e humb shpresën
Pa datë kufi   
 
Edhepse në këtë moment nuk kemi vende të lira pune me pagesë, ne vazhdimisht duam të shohim talentin dhe do kishim dëshirë ta shihnim CV-në dhe punën tënde, në qoftë se mendon se do kishe dëshirë të ishe pjesë e ekipit tonë.

Ne poashtu bashkëpunojmë me njerëz të mirë e të talentuar në fusha të ndryshme, të cilët preferojnë të punojnë vetëm, në projekte. Nëse je një prej tyre, na dërgo të dhënat dhe punët tua. Nuk i dihet.

Na i dërgo detajet tua, bashkë me së paku 5 punimet me të cilat krenohesh më së shumti, duke i bashkëngjitur në formularin në fund të kësaj faqeje.
 
Apliko këtu!
Fushat me (*) janë të doemosdoshme   
 
Të lutemi ta mbushësh formularin më poshtë me sa më shumë informata që mundesh. Mos harro ta bashkëngjitësh CV-në tënde në fund të formularit. CV është e obligueshme.
 
Rekomandoje këtë faqe
 
Na thuaj ndoj gjë
Mjaft folëm për veten. Duam të dëgjojmë se çka ti mendon për ne? :)