Hello : Glossary : Q - Z
 
Q - Z | 21 terms
 
A - C | D - K | L - P | Q - Z | Digital |
 

Qualitative research    
Hulumtim kualitativ (subjektiv)  
Metodë hulumtimi që vë në pah domethënien e perceptimit dhe qëndrimit të klientit. Për shembull, intervista dhe grupe fokusi të vogla.
 
Quality control    
Kontroll cilësie  
Analiza të vazhdueshme, për të verifikuar nëse ndonjë mall a shërbim i përmbush standardet e caktuara ose për t’iu përgjigjur sa më mirë ankesave të klientit dhe/ose konsumatorit.
 
Quantitative research    
Hulumtim sasior (objektiv)  
Hulumtim që përdor pyetje të strukturuara, ku opsionet e përgjigjeve janë të paracaktuara, dhe ku përdoret një numër personash të intervistuar. Matjet duhen të jenë objektive, sasiore dhe të vlefshme statistikisht. Thënë thjesht, ky hulumtim përdoret për nxjerrjen e numrave dhe të dhënave objektive.
 
Questionnaire    
Pyetësor  
Dokument që përmban një listë pyetjesh të drejtuara të intervistuarve. Ndonjëherë, paraqitet si listë me përgjigje alternative të pranueshme.
 
Range    
Rrezeshtrirje  
Distanca maksimale, të cilën një konsumator është në gjendje ta kalojë për një mall a shërbim. Si e tillë, përcakton kufirin e jashtëm të një zone tregtare.
 
Rate card    
Listë tarifash  
Lista informative, të lëshuara nga mediat e shkruara, stacionet televizive dhe radiot, të cilat përmbajnë informata mbi çmimet e reklamimit, kërkesat mekanike, të dhënat e lëshimit, mbylljes, anulimit, qarkullimit, etj.
 
Reference group    
Grup reference  
Grup njerëzish ose një organizatë që një individ e respekton, identifikohet me të ose synon t’i bashkohet. P.sh. shoqatat ose bashkësitë e ndryshme.
 
Shelf life    
Jetëgjatësi rafti  
Koha e përafërt brenda të cilës lexuesi ruan një publikim. Revistat zakonisht kanë jetëgjatësi më të lartë në raft sesa gazetat.
 
Slogan    
Slogan  
Pjesa e folur ose e shkruar e një porosie reklamuese, e cila e jep idenë kryesore me disa fjalë që mbahen mend - parullë.
 
Strategic market planning    
Planifikim strategjik i tregut  
Procesi i planifikimit që çon në marrjen e vendimeve se si një kompani mund të marrë pjesë më së miri në një treg të përzgjedhur. Plani strategjik bazohet në tërësinë e procesit të marketingut.
 
Subliminal perception    
Perceptim i subkoshiencës  
Një porosi reklamuese që ndikon në subkoshiencë. Porosi pamore ose zanore, e cila kapet psikologjikisht, por jo me vetëdije.
 
Tack on    
Thumb  
Kartë, faqe, fletushkë e palosur, etj.,e ngjitur në një faqe të ndonjë publikimi të shtypur. I dizajnuar që lexuesi ta heqë lehtë nga faqja. Përdoret për reklamim që kërkon përgjigje direkte nga klienti. Më së shumti përdoret mbi ndonjë reklamë shtypi të të njëjtit reklamues.
 
Tag line    
Parullë  
Slogan ose frazë, e cila vizualisht reflekton tiparin ose përparësinë më të rëndësishme të një produkti, të cilën reklamuesi dëshiron ta bëjë të dallueshme. Zakonisht, parulla është motivi i një fushate.
 
Target audience    
Audiencë e synuar  
Audienca specifike ose grupi demografik, të cilit i dedikohet një porosi reklamuese.
 
Target market    
Treg i synuar  
Grup individësh të cilëve, kolektivisht, u dedikohet një porosi reklamuese.
 
Unique selling proposition USP    
Përparësi unike  
Përparësia unike e produktit ose e shërbimit, të cilin nuk e ka konkurrenca.
 
Vertical publications    
Publikime vertikale  
Editoriale që kanë përmbajtje me interes në industrinë specifike.
 
Vision    
Vizion  
Formulim që e bën të qartë natyrën e biznesit dhe qëllimet për të ardhmen, i bazuar në atë se si menaxhuesit mendojnë se do të zhvillohet tregu. Vizioni është informativ, i përbashkët, konkurrues dhe i mundshëm.
 
Voiceover    
Narrator  
Zëri i aktorëve të ndryshëm që përdoret për reklama. Narratori është zëri i një reklame.
 
Wear out    
Reklamë e konsumuar  
Pika e arritur, kur një fushatë reklamuese e humb efektin e saj për shkak të ritransmetimit të tepruar të reklamave.
 
Word of mouth advertising    
Reklamim me fjalë goje  
Reklamimi që ndodh kur njerëzit u shpërndajnë shokëve informata rreth produkteve ose promocioneve.
 
A - C | D - K | L - P | Q - Z | Digital |
 
Recommend this page
 
Suggest new terms
If there is a term you'd like to suggest, that you think should be included in the glossary, please don't hesitate to write it on the comments below.