Hello : Glossary : Digital
 
Digital | 65 terms
 
A - C | D - K | L - P | Q - Z | Digital |
 

Ad space    
 
Vend(e) specifik(e) përbrenda nje website-i ku mund të vendoset një reklamë. Mund të jenë disa hapësira reklame në një webfaqeje ose brenda tërë website-it.
 
AJAX (Asynchronous JavaScript and XML)    
 
Mënyra se si ndryshon vetëm një pjesë e webfaqes, duke marrë informata prej serverit, pa pasur nevojë të rifreskohet krejt faqja.
 
Applet    
 
Një program i vogël Java, i cili inkorporohet brenda faqes HTML. Nuk mund t’u qaset resurseve lokale, si: skedave, dosjeve, modemëve e printerëve dhe nuk i lejohet të komunikojë me kompjuterët e tjerë brenda rrjetit.
 
Avatar    
 
Vetvetja virtuale në internet, që përdoret për lojë, chat, etj. Zakonisht më e bukur, me trup më të mirë dhe flokë më “cool” sesa në realitet. U popullarizua nga Neal Stephenson, me romanin e tij Snowcrash, botuar më 1992.
 
Bandwidth    
 
Sasia e të dhënave, të matura me bite (bits) ose bajte (bytes), të cilat një lidhje interneti mund t’i bartë nga një vend në tjetrin brenda një periudhe të caktuar kohore. Në këtë rast, sa më shumë, më mirë.
 
Banner ad    
 
Njësi reklamuese grafike në internet, zakonisht në formë të një titulli të madh, e shtrirë përgjatë tërë gjerësisë së faqes, më shpesh me dimensione 468 piksele e gjerë dhe 60 piksele e lartë.
 
Blog    
 
Ditar i vetëpublikuar në internet.
 
Blogosphere    
 
Një hapësirë e përbërë nga blogët dhe bloguesit.
 
Broadband    
 
Çdo lidhje interneti më e shpejtë se ajo me modem/linjë telefoni (dial-up).
 
Browser    
 
Dritarja e tërë internetit. Këto janë aplikacione që e përkthejnë HTML-në duke e bërë një website të shikueshëm. Shembuj të këtyre aplikacioneve janë Firefox, Internet Explorer, Netscape, Safari, Google Chrome, etj.
 
Buffering    
 
Procesi i “mbajtjes” së disa prej të dhënave, ndërsa barten nga një vend në tjetrin. Kjo është arsyeja pse nganjëherë file-at muzikorë ose ata video fillojnë menjëherë drejt nga interneti, pastaj ndalen, duke ju lënë që të prisni të rifillojnë, në vend të prisni më gjatë derisa të fillojnë e mbarojnë pa ndërprerje.
 
Caching    
 
Metodë që kompjuterët e përdorin për të kursyer kohë e resurse, duke i ruajtur nga interneti file-at e faqeve që hapen më shpesh.
 
Chat    
 
Kur dy ose më shumë njerëz flasin me njëri-tjetrin nëpërmjet tastierës.
 
Click    
 
Akti i të klikuarit të miut, por paksa më e komplikuar se kaq! Reklamuesit nëpër botë kanë identifikuar tri lloje të të klikuarit: klik përtej, që d.m.th. se kliku të çon në faqe tjetër; klik përbrenda, që d.m.th. se kliku të çon në një pjesë tjetër të reklamës; miusipër, që, në fakt, nuk është klik, por kur kalon sipër reklamës e zmadhon atë.
 
Cookie    
 
Një file i vockël, të cilin një website e lë në diskun e përdoruesit dhe nga i cili nxjerr informacione për atë përdorues, si informata të identitetit, informata në shportën e blerjes, etj. Cookie-t janë të përkohshëm ose zgjasin derisa të fshihen nga përdoruesi.
 
CPC Cost per click    
 
Kur reklamuesit paguajnë për një reklamë vetëm nëse dikush klikon në reklamën e tyre.
 
CRM Customer relationship marketing    
 
Marketing me qëllim që të rrisë përfshirjen dhe besnikërinë e konsumatorit. Nganjëherë ky term i referohet planit të komunikimit.
 
CSS Cascading style sheet    
 
Një dokument i veçuar, i cili i dikton fontet (stilin e shkrimit), pamjen, ngjyrat dhe informatat e tjera vizuale të një website-i. Ky dokument përdor CSS, një gjuhë që e shkëput formën prej përmbajtjes, duke i bërë këto të dyja entitete në vetvete.
 
Domain    
 
Një emër që identifikon një ose më shumë adresa IP.
 
Drill down    
 
Kur përdoruesi hyn thellë e më thellë brenda një website-i.
 
Dynamic ad placement    
 
Kur ndërron reklama në website bazuar në informatat që ka për përdoruesin. Sa më shumë informata që ka website për përdoruesin, aq më lehtë është të vendoset reklama e qëlluar për atë përdorues.
 
Dynamic rotation    
 
Reklama që ndryshojnë sipas rastësisë.
 
Emoticon    
 
Kombinim simbolesh që formojnë shprehje fytyre a emocioni.

: ) Buzëqeshje.
; ) Mbyll një sy.
: ( Pikëllim.
: D Buzëqeshje e madhe.
:–* Puthje.
:–| Dëshpërim.
:–() Britmë.
(_)3 Birrë.
‹ : o ) Festë.
@–}–– Trëndafil.
 
Expandable banner    
 
Reklamë që rritet kur përdoruesi klikon ose e lëviz miun sipër saj.
 
Firewall    
 
Një mur fiktiv sigurie, që mbron kompjuterin nga programet e rrezikshme në internet. Trafiku bllokohet ose lejohet me ndihmën e një grupi rregullash komplekse.
 
Flash    
 
Dikur një aplikacion që i torturonte përdoruesit ndërsa e prisnin të shkarkohej, me animacione skandaloze e muzikë të tmerrshme, Flash-i sot është zhvilluar në një aplikacion të fuqishëm me gjuhë të veten programimi (ActionScript) dhe me grafika cilësore.
 
FTP File transfer protocol    
 
Gjuha që përdoret për të transferuar file-at ndërmjet kopjuterave në World Wide Web
 
Hit    
 
Kur një përdorues viziton një faqe.
 
HTML Hyper text markup language    
 
Gjuhë programimi që i tregon browser-it se çfarë të shfaqë një website në ekran, në vend të shumë fjalëve dhe kllapave. Thjesht, është përmbajtja e një webfaqeje që sheh.
 
Impression    
 
Term që përdoret kur dikush e sheh një reklamë në website.
 
Information architecture    
 
Një website pa strukturë informatash do të ishte si një bibliotekë me shumë libra të mbledhur grumbull në një vend. Prandaj nevojitet arkitekti i informatave, detyra e të cilit është të strukturojë një website dhe të caktojë si do të funksionojë ai website dhe si do të gjenden përdoruesit kur të futen në të. Pastaj krijon një plan, zakonisht hartë website-i (site map), në të cilën bazohen të gjithë që punojnë me të. Nëse një website nuk duket mirë vizualisht, nuk ka ndërveprim të duhur dhe nuk navigohet dot, atëherë, ky website nuk është ndërtuar mirë.
 
Intranet    
 
Rrjet privat kompjuterik, i vendosur brenda një kompanie a institucioni. Zakonisht, intraneti përmban lidhje nëpërmjet një a më shumë kompjuterëve për internet të jashtëm. Qëllimi kryesor i një intraneti është të ndahen informata për kompaninë dhe resurse kompjuterike ndërmjet punëtorëve.
 
IP address Internet protocol    
 
Varg numrash që fshihen prapa çdo web-adrese të përdorur nga njerëzit (si www.website.com), e që u mundëson kompjuterëve ta identifikojnë njëri-tjetrin. Çdo IP adresë është unike.
 
Javascript    
 
Gjuhë programimi që ekzekutohet në kompjuterin e përdoruesit, shpesh në bashkëpunim me HTML. Kompjuteri i përdoruesit, dhe jo serveri, ngarkohet me ekzekutimin e programit.
 
Jump page    
 
Një mikrosite që lejon përdoruesin të “kërcejë” nga një reklamë në website. Jump page mbledh informatat që përdoruesi mund t’i ketë dhënë, duke bërë të mundur të identifikohet se nga cila reklamë vjen përdoruesi. Shpesh përdoret për të regjistruar përdorues dhe lojëra shpërblyese.
 
Link rot    
 
Vegëz (link) aq e vjetër, sa kur klikohet nuk të çon askurrkund. Nuk është strategji e mirë që pronari i një website-i me vegëza të tilla të shpresojë se do t’i rikthehen përdoruesit.
 
Mash-up    
 
Kur e përdor një aplikacion në kombinim me një tjetër, për të krijuar një super-funksion. Fjala vjen, po t’i përziesh disa statistika të krimit me një hartë Google, mund të shohësh saktë se ku ka ndodhur secili krim. Shembuj interesantë në mashupawards.com.
 
Mouseover    
 
Akti që ndodh kur përdoruesi lëviz miun sipër diçkaje në website. Miu-sipër ia ndryshon pamjen elementeve kur vjen sipër – vegëza (link) mund të ndërrojë ngjyrën, menyja të hapet teposhtë ose ndonjë banner të rritet. Miu-sipër është indikator se ka informata shtesë kur klikohet elementi poshtë tij.
 
OPT in / OPT out    
 
Kjo fjalë përshkruan situatën, kur një përdorues zgjedh të abonohet (opt in) ose ta anulojë abonimin (opt out) në ndonjë buletin a listë emailash. I referohet edhe situatës kur përdoruesit abonohen në një listë emailash me reklama pa dëshirën e tyre.
 
Podcast ipod and broadcast    
 
E ngjashme me rilindjen e radios. Këto shpesh shpërndahen nëpërmjet RSS dhe mund të paguhen, abonohen dhe të shkarkohen automatikisht.
 
Portal    
 
Një website i vetëm që shërben si derë për shumë website të tjera, shpesh me përmbajtje të ngjashme. Mund të jetë fillimi i një seance të gjatë përdoruese, që d.m.th. kur futet një përdorues brenda në website, mund të qëndrojë aty me orë të tëra dhe të kthehet prapë më vonë. Portale të njohura janë websitet për kërkim, si yahoo.com, si dhe doracakët e një qyteti specifik, websitet e lajmeve, ekonomisë, argëtimit ose të çfarëdo teme tjetër.
 
Query    
 
Ky është term që përdoret për të kërkuar përgjigje nga një bazë të dhënash. Në një gjuhë programimi, programuesi do të shkruante një kërkesë (query) p.sh., për t’i listuar të gjithë abonentët në Francë ose një kërkesë tjetër për abonentët në Gjermani.
 
Re-direct    
 
Metodë që e drejton një website në një tjetër. Për shembull, nëse përdoruesi e shkruan karrota.net ajo e drejton në www.ogilvyks.com.
 
Rich media    
 
Komunikim interneti që inkorporon zë, ndërveprim, animacion dhe video. Reklamat e këtij lloji janë reklamat më të mira në internet (natyrisht, nëse janë funksionale dhe të dizajnuara mirë). Shpesh, publikimi i këtij lloji reklamash nuk kushton më shumë sesa i atyre standarde.
 
RSS feed rich site summary    
 
Një program i vogël që mundëson shkarkimin e informatave nga një website për t’i vendosur diku tjetër. Kjo ua mundëson përdoruesve shkarkimin e informatave që ndryshojnë shpesh, si: titujt e lajmeve, shkrimet në blog, madje edhe podcast-et.
 
Server    
 
Kompjuter që pranon kërkesa nga shumë kompjuterë të vegjël në rrjet a internet dhe ia ofron ato informata përdoruesve në kompjuterët e tyre.
 
Skins    
 
Dukje e re, emër që përdoret shpesh për dukjen e një website-i, të krijuar nga style sheet-at. Shpesh mund të ndryshohen a të shkëmbehen dhe mund të përdoren për t’ia ndryshuar pamjen browser-ëve, programeve të chat-it, etj.
 
Smart card    
 
Me madhësi dhe formë të njëjtë si të kartës së kreditit, por që përdor teknologji tjetër për të ruajtur informata. I ngjan më shumë një disku magnetik, me një mikroprocesor brenda, sesa kartës së kreditit, e cila ka shirit magnetik që mund të ndryshohet.
 
SMS short message service    
 
Sistem për dërgimin e porosive të shkurtëra tekstuale nëpërmjet telefonit mobil (celularit).
 
Social network    
 
Komunitet njerëzish në botën virtuele me interese të përbashkëta, të cilët e shfrytëzojnë Internetin ose teknologjitë e tjera për të komunikuar me njëri-tjetrin, për të ndarë informata, resurse, etj.
 
Social networking site    
 
Këto website e kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si njerëzit komunikojnë në internet. Këto janë website ku njerëzit mund të krijojnë faqet e tyre dhe të flasin me njëri-tjetrin, të zbulojnë media të reja, të takohen me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë muzikë, të shtiren se janë vajza të bukura 18 vjeçare, etj.
 
Spam    
 
Email i padëshirueshëm që i dërgohet një përdoruesi. Shpesh dërgohet me sasi të mëdha nga një server. Shumë aplikacione e-maili përdorin filtra për të gjetur nëse një email është spam ose e-mail i vërtetë.
 
Splash page    
 
Praktikë e vjetëruar, ku faqja e parë me një logo ose animacion shërben si hyrje për në faqen kryesore të website-it.
 
Splash page    
 
Praktikë e vjetëruar, ku faqja e parë me një logo ose animacion shërben si hyrje për në faqen kryesore të website-it.
 
Static ad    
 
Reklamë që nuk lëviz dhe nuk ka zë, si një “billboard” në web. Nëse punohet mirë, mund ta ketë të njëjtin efekt sa një reklamë e thjeshtë e punuar në Flash.
 
Streaming    
 
Procesi i dërgimit të pjesëve të informatave sipas nevojës së përdoruesit në atë moment, duke mos pasur nevojë të pritet shkarkimi i informatës së plotë.
 
Target audience    
 
Grupi i njerëzve ,të cilëve u dedikohet website-i. Më e rëndësishme sesa mediat e tjera, sepse përdoruesi mund të komunikojë me markën e website-it sipas dëshirës.
 
Total visits    
 
Numri i vizitave në një website të bëra nga përdoruesit gjatë një kohe të caktuar.
 
URL uniform resource locator    
 
Thjesht, web adresa. Këto mund të blihen për periudha të caktuara kohore dhe t’i drejtohen cilitdo server.
 
Usability    
 
Sa e lehtë apo e vështirë është të përdoret diçka. Në këtë rast, një website apo ndonjë aplikacion tjetër digjital.
 
User interface    
 
Gjëja që një njeri i rëndomtë e kupton si webfaqe. Kjo është pamja vizuale të cilën përdoruesi sheh kur e përdor një website apo aplikacion tjetër digjital. Pamja vizuale është gjëja e parë për të cilën përdoruesit mund të ankohen.
 
Web page    
 
Dokument në World Wide Web, i përbërë nga një HTML file dhe file të tjera shoqëruese për skripte ose grafikë, i cili shpesh përmban vegëza që e lidhin me dokumente tjera në web.
 
Website or web site    
 
Grup i webfaqeve të ndërlidhura, që zakonisht përmban një faqe hyrëse, në raste të shpeshta të ruajtura në të njëjtin server, të pregatitura dhe të mirëmbajtura si grumbull informatash nga një njeri, grup apo organizatë.
 
Wiki    
 
Një blog që çdo përdorues mund t’ia shtojë, ndryshojë ose fshijë përmbajtjen – një dokument i gjallë që ndryshon përherë. Zakonisht, përdoret nga një grup përdoruesish, të cilët i japin të drejta njëri-tjetrit të shtojnë, të ndryshojnë ose të heqin informata. Wikipedia (www.wikipedia.com) është shembulli më i mirë.
 
XML extensible markup language    
 
Një mënyrë fleksibile për të krijuar formate të përbashkëta informative, për të ndarë të dhënat në World Wide Web, intranete dhe të tjera.
 
A - C | D - K | L - P | Q - Z | Digital |
 
Recommend this page
 
Suggest new terms
If there is a term you'd like to suggest, that you think should be included in the glossary, please don't hesitate to write it on the comments below.