Hello : Glossary : L - P
 
L - P | 34 terms
 
A - C | D - K | L - P | Q - Z | Digital |
 

Lead    
Ndjekje  
Mundësi e përfitimit të një klienti: një individ apo organizatë që shpreh interesim në shërbimet apo produktet e kompanisë. Ndjekjet zakonisht kapen nëpërmjet rekomandimeve nga konsumatorët ekzistues, ose nëpërmjet reagimit ndaj reklamave. Reparti i marketingut të një kompanie është përgjegjës për kapjen e ndjekjeve.
 
Leave-behind    
Kujtesë  
Dhuratë e cila i mbetet klientit potencial nga shitësi për t’ia përkujtuar produktin ose shërbimin që po shitet.
 
Lifestyle segmentation    
Ndarje sipas stilit të jetesës  
Ndarja e klientëve në grupe, bazuar në preferencat, interesat dhe aspektet e tjera të jetesës së tyre.
 
Loyalty index    
Indeks i besnikërisë  
Frekuenca e dëgjueshmërisë së një radiostacioni të caktuar.
 
Macromarketing    
Makromarketing  
Lloj i marketingut që mundëson kompaninë t’u përshtatet faktorëve të pakontrollueshëm brenda industrisë.
 
Market profile    
Profil tregu  
Pëmbledhje e tipareve të një tregu, duke përfshirë aty informacion mbi blerësit tipikë dhe konkurrencën, si dhe, shpeshherë, edhe informacion për ekonominë e një territori të caktuar.
 
Market share    
Përqindje tregu  
Përqindja e shitjes së një kategorie produkti, sipas sasisë, e bërë nga marka, linja ose kompania.
 
Marketing    
Marketing  
Aktiviteti dhe procesi i krijimit, komunikimit, shpërndarjes dhe shkëmbimit të ofertave që kanë vlerë për konsumatorët, klientët, partnerët dhe shoqërinë në përgjithësi.
 
Marketing firm    
Kompani marketingu  
Kompania e cila ndikon mbi shpërndarjen dhe shitjen e mallit dhe të shërbimeve nga prodhuesi te klienti, duke përfshirë zhvillimin, përcaktimin e çmimit, paketimin, reklamimin, komercializimin dhe shpërndarjen e produktit ose të shërbimit.
 
Marketing research    
Hulumtim tregu  
Mbledhja e rregullt, regjistrimi, analiza dhe përdorimi i të dhënave, që kanë të bëjnë me kalimin dhe shitjen e mallrave dhe të shërbimeve prej prodhuesit deri te klienti.
 
Media    
Media  
Shtypi, televizioni, radioja, interneti, billbordet, etj., janë forma të mediave, që e ndihmojnë komunikimin masiv me njerëzit. Shtrirja, cilësia dhe ndikimi i secilës ndryshon prej njërës te tjetra.
 
Media planner    
Planifikues mediash  
Personi brenda një agjencie reklamimi ose agjencie për menaxhim mediash që bën përzgjedhjen më të mirë të mjeteve të reklamimit, të cilat do të kenë shtrirjen maksimale të reklamës, duke rezultuar me rritjen e shitjes së produktit të klientit. Planifikuesi i mediave duhet të ketë njohuri të thellë të produkteve të klientit, të klientëve të synuar dhe të shprehive të tyre të blerjes, si dhe njohuri për secilin mjet reklamimi.
 
Media strategy    
Strategji e medias  
Planifikimi i reklamuesit për t’i afruar klientit porosinë reklamuese nëpërmjet përdorimit të mediave më të përshtatshme.
 
Mission    
Mision  
Përshkrim i shkurtër i objektivit (qëllimit) kryesor të një kompanie. Përshkruan qëllimin e kompanisë si për njerëzit brenda organizatës, ashtu edhe për publikun.
 
National brand    
Markë kombëtare  
Markë e shpërndarë brenda një shteti. Mund të shpërndahet edhe brenda një rajoni ose lokaliteti.
 
Nonprofit marketing    
Marketing jofitimprurës  
Marketingu i një produkti a shërbimi, oferta e të cilit nuk ka për qëllim përfitimin financiar të reklamuesit.
 
Objectives    
Qëllimet  
Rezultati i dëshiruar ose i nevojshëm për t’u arritur brenda një kohe të caktuar. Qëllimi është më i gjerë sesa synimi dhe një qëllim mund të ndahet në disa synime specifike.
 
Online advertising    
Reklamim Online  
Mënyrë promovimi që përdor internetin për të përçuar porosi marketingu, në mënyrë që të tërheqë konsumatorët. Shih edhe Online marketing.
 
Outdoor advertising    
Reklamim përjashta  
Çdo formë reklamimi e bërë përjashta, për t’i bërë publicitet një produkti a shërbimi.
 
Patronage motives    
Motive të përkrahjes  
Motivet që e shtyjnë një person drejt zgjedhjes së një shitësi, dyqani ose një ofruesi shërbimesh.
 
Penetrated market    
Treg i depërtuar  
Grupimi i individëve ose i organizatave që tashmë e konsumojnë produktin ose shërbimin.
 
Perceived risk    
Rrezik i perceptuar  
Rreziku funksional ose psikosocial të cilin e ndjen klienti që po e ndërmerr me blerjen e një produkti.
 
Percent-of-sales method    
Metodë e përqindjes mbi shitjet  
Metoda e përcaktimit të buxhetit reklamues, bazuar në analizat e shitjes të mëparshme, si dhe në parashikimin e shitjeve në të ardhmen.
 
Persuasion process    
Proces i bindjes  
Procesi i përdorur nga reklamimi për të influencuar në sjelljet e audiencës, posaçërisht në synimin për të blerë dhe perceptimin e produktit, duke ndikuar në arsye ose emocion.
 
Point of purchase advertising POP    
Reklamim në pikat e shitjes  
Mjete promovuese që ekspozohen nëpër dyqane, komplekse dyqanesh a qendra tregtare. Përmbajnë shenja dhe porosi për t’ua tërhequr vëmendjen klientëve pikërisht kur janë duke blerë mallra në dyqan.
 
Postproduction    
Post-produksion  
Faza e fundit në prodhimin e një reklame, filmi ose programi televiziv, e cila paraqitet pasi të jetë kryer xhirimi. Zakonisht, post-produksioni përfshin editimin, vendosjen e kolonave zanore, të grafikave dhe të efekteve speciale.
 
Presentation    
Prezantim  
Agjencia e reklamimit organizon prezantimin e ideve para klientit për reklamë ose fushatë.
 
Product differentiation    
Diferencim produkti  
Zhvillimi i karakteristikave të veçanta të një produkti, me qëllim që të influencojë kërkesën për atë produkt.
 
ProduCt life cycle    
Cikël i jetës së produktit  
Një teori e marketingut, në të cilën produktet ose markat kalojnë nëpër disa faza, duke përfshirë paraqitjen, rritjen, pjekjen dhe rënien e shitjes.
 
Product positioning    
Pozicionim i produktit  
Perceptimi i një produkti a shërbimi nga klienti, krahasuar me atë të produktit a shërbimit konkurrent.
 
Promotion    
Promocion  
Të gjitha format e komunikimit, përveç reklamimit, të cilat drejtojnë vëmendjen nga produktet dhe shërbimet, duke ua shtuar vlerën e shitjes. Këto përfshijnë ulje të përkohshme çmimesh, oferta promocionale, lojë shpërblyese, kupona, gara, etj.
 
Promotional mix    
Miks promocional  
Përdorimi i llojeve të ndryshme të komunikimit, për të përkrahur synimet e marketingut, që përfshijnë reklamimin, shitjen personale, publicitetin dhe promocionet e shitjes.
 
Public relations    
Marrëdhënie me publikun  
Përdorimi i lajmeve ose mediave të shtypit për biznes, për të shkruar artikuj pozitivë për një kompani ose produkt. Kultivimi i marrëdhënieve të mira me përfaqësuesit e mediave të shkruara.
 
Publicity    
Publicitet  
Lloj i marrëdhënieve me publikun në formë të artikullit të lajmeve ose të tregimit, që jep informata për një produkt, shërbim ose ide nëpërmjet mediave.
 
A - C | D - K | L - P | Q - Z | Digital |
 
Recommend this page
 
Suggest new terms
If there is a term you'd like to suggest, that you think should be included in the glossary, please don't hesitate to write it on the comments below.