Hello : Glossary : D - K
 
D - K | 32 terms
 
A - C | D - K | L - P | Q - Z | Digital |
 

Day-after recall test    
Test kujtimi pas një dite  
Metodë hulumtimi që teston kujtesën e klientëve një ditë pasi e kanë parë një reklamë, për të matur influencën e asaj reklame.
 
Demographics    
Demografitë  
Përshkrimi i thjeshtë objektiv i klasifikimit të klientëve sipas moshës, gjinisë, të ardhurave, edukimit, madhësisë së familjes, pronësisë së patundshme, etj. Kjo nuk përfshin klasifikimin në bazë të qëndrimeve subjektive ose pikëpamjeve të klientëve.
 
Digital marketing    
Marketing digjital  
Përdorimi i pajisjeve të kyçura në Internet, si kompjuterët, tablet-et, smartphone-ët dhe panelet e lojërave, për t'i tërhequr konsumatorët me reklamim online. Shih edhe Online advertising.
 
Direct mail    
Postë direkte  
Komunikim marketingu i dërguar direkt te blerësi potencial nëpërmjet shërbimit postar ose ndonjë kompanie shpërndarëse private.
 
Direct marketing    
Marketing direkt  
Përçimi i një mesazhi promovues drejtpërdrejt te klienti, jo nëpërmjet mas-mediave (TV, radio, etj). Përfshin metoda si posta direkte dhe telemarketingu (qasja nëpërmjes thirrjeve telefonike).
 
Direct response    
Përgjigje direkte  
Promocionet që lejojnë ose kërkojnë nga klienti t’i përgjigjet reklamuesit nëpërmjet postës, e-mailit ose mjeteve të tjera të komunikimit.
 
Earned rate    
Pjesë e fituar  
Vlera e ulur e çmimit të tarifës së medias, bazuar në sasinë ose frekuencën e përdorimit të medias.
 
Eighty-twenty rule    
Parimi 80-20  
Parim i thjeshtë, sipas të cilit, 80% e artikujve të një kategorie specifike produkti, konsumohen nga 20% e klientëve.
 
End-user    
Përdorues  
Personi që e përdor produktin, pavarësisht nëse e ka blerë vetë atë ose jo.
 
Exposure    
Ekspozim  
Klientët që kanë parë ose dëgjuar një mjet reklamimi, pavarësisht nëse i kanë kushtuar vëmendje ose jo.
 
Eye tracking    
Regjistrim i syrit  
Metodë hulumtimi që përcakton se cilën pjesë të reklamës e shikojnë klientët, duke ua regjistruar lëvizjet e syve.
 
Flat rate    
Çmim i palëvizshëm  
Tarifë e medias që nuk lejon ulje çmimi.
 
Focus group interview    
Grup fokusi  
Metodë hulumtimi në të cilën merr pjesë një grup i vogël klientësh që diskutojnë produktin ose reklamën, nën drejtimin e një intervistuesi me përvojë.
 
Four Ps    
Katër P-të  
Ndërthurje e mjeteve të marketingut që përdoren për të plotësuar nevojat e klientit dhe për të arritur synimet e prodhuesit, të kontrolluara nga 4 P-të në marketing (në anglisht) për Produktin (Product), Çmimin (Price), Vendin/Shpërndarjen (Place) dhe Promovimin (Promotion).
 
Full position    
Pozicion i mbushur  
Reklamë shtypi e rrethuar me material leximi në një gazetë, duke e bërë kështu më të mundshëm leximin e reklamës nga klienti. Ky është pozicion shumë i dëshiruar për një reklamë.
 
Galvanometer test    
Test galvanometri  
Metodë hulumtimi që bën matjen e ndryshimeve fiziologjike te klienti kur këtij i bëhet ndonjë pyetje ose i tregohet një reklamë.
 
Generic brand    
Markë e përgjithshme  
Produkte që nuk kanë lidhje me ndonjë markë private a kombëtare.
 
Gross audience    
Audiencë bruto  
Audienca totale e një fushate në të gjitha mjetet e reklamimit.
 
Gross rating points GRPs    
Pikë të vlerësimit bruto  
Frekuenca mesatare e shtrirjes. Kjo është njësi matëse e shtrirjes së reklamës së shpërndarë nga një ose më shumë mjete reklamimi brenda një periudhe të caktuar kohore.
 
Guerilla marketing    
Marketing gueril  
Marketing jo i zakontë që synon të arrijë rezultate maksimale me shpenzime sa më të vogla.
 
Holding power    
Fuqi e mbajtjes  
Aftësia për ta ruajtur audiencën përgjatë një transmetimi, duke mos i lënë ta ndërrojnë kanalin.
 
Holdover audience    
Audiencë e mbetur  
Përqindja e audiencës së një programi, e cila e ka parë ose dëgjuar programin pararendës në kanalin/stacionin e njëjtë.
 
Horizontal discount    
Ulje horizontale  
Ulje e çmimit të blerjes së medias, duke premtuar reklamim të vazhdueshëm për një periudhë më të gjatë kohore.
 
Horizontal publications    
Publikime horizontale  
Publikime biznesi të dizajnuara për të joshur njerëz me interesa ose përgjegjësi të ngjashme nëpër kompani ose industri të ndryshme.
 
House agency    
Agjenci e brendshme  
Agjenci reklamimi, pronë e reklamuesit, e cila menaxhon projektet e reklamuesit.
 
Image advertising    
Reklamim imazhi  
Promovimi i imazhit ose i perceptimit të përgjithshëm të një produkti ose shërbimi, jo i tipareve të tij funksionale.
 
Inbound marketing    
Marketing tërheqës  
Lloj marketingu i fokusuar në tërheqjen e konsumatorit, në mënyrë që ai/ajo ta gjejë produktin/shërbimin vetë. Për dallim nga marketingu kërkues, marketingu tërheqës i afron konsumatorët nëpërmjet blogjeve, podcast-eve, videove, eLibrave, eFletushkave, eFletërrufeve, SEO (optimizim i makinave të kërkimit), media sociale dhe forma tjera të marketingut përmes përmbajtjes.
 
Infomercial    
Reklamë informuese  
Reklamë shumë e ngjashme në dukje me një program lajmesh ose me ndonjë program tjetër që nuk ka përmbajtje reklamuese.
 
Integrated marketing communication    
Komunikim i integruar marketingu  
Koncept menaxhues i krijuar për t’i kombinuar të gjitha aspektet e komunikimit të marketingut, siç janë: reklamimi, promovimi i shitjes, marrëdhëniet me publikun, interneti dhe marketingu direkt, për të bashkëpunuar si forcë e përbashkët, duke mos lejuar aplikimin e ndarë dhe të izoluar nga njëri-tjetri.
 
Jingle    
Xhingël  
Këngë e shkurtër, e përdorur në reklamë, që zakonisht përmend markën ose përparësitë e produktit.
 
Keeper    
Mbajtës  
Dhuratë që përdoret për të nxitur klientin të ndërmarrë një veprim, p.sh. të plotësojë një pyetësor ose të testojë një produkt.
 
Key success factors    
Faktorë kyçë të suksesit  
Faktorët të cilët janë kusht i domosdoshëm për sukses në një treg të caktuar.
 
A - C | D - K | L - P | Q - Z | Digital |
 
Recommend this page
 
Suggest new terms
If there is a term you'd like to suggest, that you think should be included in the glossary, please don't hesitate to write it on the comments below.