Hello : Glossary : A - C
 
A - C | 43 terms
 
A - C | D - K | L - P | Q - Z | Digital |
 

Above-The-Line advertising (ATL)    
ATL reklamim  
Mënyrë reklamimi që fokusohet në përdorimin e mediave të zakonshme, si TV, kinemaja, radioja, shtypi dhe interneti.
 
Account executive    
Menaxhues relacioni me klientë  
Personi brenda një agjencie reklamimi që përfaqëson këtë te klienti. Ky person ndërlidh agjencinë e reklamimit me kompaninë që e ka kontraktuar atë agjenci.
 
Advertiser    
Reklamues  
Prodhuesi, kompania e shërbimeve, shitësi ose furnizuesi, i cili reklamon shërbimet ose produktet e tij.
 
Advertising    
Reklamim  
Mënyrë komunikimi për marketing, që përdoret për të nxitur apo bindur një grup njerëzish (shikues, lexues apo dëgjues; nganjëherë grupe specifike) për të vazhduar, apo për ta bërë për herë të parë një veprim të caktuar.
 
Advertising agency    
Agjenci reklamimi  
Agjencia që zotëron të gjitha aspektet e procesit të reklamimit, duke përfshirë planifikimin, dizajnin, produksionin dhe vendosjen nëpër media. Sot, një agjenci e tillë zotëron edhe aspektet e tjera të komunikimit të marketingut, siç janë marrëdhëniet me publikun, promocionet e shitjes, evenimentet, interneti dhe marketingu direkt.
 
Advertising allowance    
Shumë e paracaktuar e reklamimit  
Paratë që i ndahen distributorit nga prodhuesi për qëllime reklamimi të një produkti ose të një marke të caktuar.
 
Advertising budget    
Buxhet reklamimi  
Paratë e planifikuara nga reklamuesi për të paguar reklamimin. Ka mënyra të shumta për të përcaktuar madhësinë më të dëshiruar të buxhetit reklamues.
 
Advertising elasticity    
Elasticitet reklamimi  
Lidhja ndërmjet ndryshimit të buxhetit reklamues dhe ndryshimeve në shitjet e produktit.
 
Advertising plan    
Plan reklamimi  
Formulimi i synimeve që duhet të arrihen në një fushatë reklamuese, si do të përmbushen ato synime dhe si do të përcaktohet nëse fushata ka pasur sukses në arritjen e tyre.
 
Advertising research    
Hulumtim i reklamimit  
Hulumtimi i zhvilluar për të përmirësuar efikasitetin e reklamimit. Ai mund të fokusohet në një reklamë specifike a fushatë ose mund t’i drejtohet kuptimit më të gjerë se si funksionon reklamimi, ose si e përdorin klientët informacionin në reklamë. Mund të përmbajë disa perspektiva hulumtimi: psikologjike, sociologjike, ekonomike e të tjera.
 
Advertising speciality    
Reklamim i veçuar  
Një produkt që e ka të stampuar ose që mban një logo a mesazh promocional. Quhet edhe produkt promocional.
 
Advertising vehicle    
Mjet reklamimi  
Kanal ose publikim specifik që porosinë reklamuese ia përcjell një audience të synuar. Për shembull, shtypi është një medium, ndërsa mjeti i reklamimit është një revistë specifike.
 
Advertorial    
Artikull reklamues  
Reklamë që ka formën e një artikulli lajmesh a editoriali në një botim.
 
Agency commission    
Përqindje e agjencisë  
Tarifa e agjencisë për ekzekutimin e reklamave. Historikisht, kjo është llogaritur si 15% e shumës së shpenzuar për menaxhimin e reklamimit nga agjencia. Viteve të fundit përqindja është bërë, në shumë raste, e negociueshme dhe, madje, mund të llogaritet edhe në bazë të suksesit të fushatës.
 
Art director    
Drejtor artistik  
Personi brenda një agjencie reklamimi që vizualizon reklamat. Bashkëpunon me përpiluesin e teksteve, i raporton drejtorit kreativ.
 
Below-the-line advertising BTL    
BTL reklamim  
Mënyrë reklamimi që fokusohet në mënyra direkte të komunikimit, p.sh. postë direkte ose lista e-mailesh.
 
Brainstorming    
Gjetje idesh në grup  
Proces i strukturuar për të ndihmuar gjetjen e ideve. Bazohet në parimin se një individ nuk mund të lind ide dhe t’i vlerësojë ato në të njëjtën kohë. Për të bërë gjetje idesh në grup, duhet të pajtohet i gjithë grupi për të provuar gjetjen e ideve në një interval të shkurtër kohor (p.sh. gjashtë minuta).
 
Brainwriting    
Gjetje idesh me shkrim  
Anëtarët e grupit përdorin një interval të shkurtër kohor, 7 - 10 minuta, për t’i shkruar të gjitha zgjidhjet e një problemi që u bien ndërmend. Pastaj idetë e të gjithëve bashkohen. Kjo procedurë është më efektive sesa gjetja e ideve në grup (Brainstorming).
 
Brand    
Markë  
Emër, term, dizajn, simbol ose çfarëdo paraqitje tjetër, e cila e identifikon një mall a shërbim dhe e dallon me atë të tregtarëve të tjerë. Termi ligjor për markën është shenjë dalluese (trademark). Marka mund të identifikojë një artikull, një familje artikujsh ose të gjithë artikujt e atij tregtari.
 
Brand identity    
Identitet i markës  
Mënyra se si kompania do që klienti ta perceptojë produktin ose markën e saj. Kompanitë mundohen ta mbyllin hendekun mes imazhit të markës dhe identitetit të markës.
 
Brand image    
Imazh i markës  
Perceptimi i produktit ose markës nga klienti.
 
Brand manager    
Menaxhues i markës  
Personi që mban përgjegjësinë për t’i zhvilluar dhe zbatuar programet e marketingut, të cilat përforcojnë identitetin e markës dhe vetëdijen ndaj një produkti të dhënë.
 
Buried position    
Pozicion i varrosur  
Reklamë shtypi, e vendosur ndërmjet reklamave të tjera në gazetë, të cilën lexuesit e kanë më të vështirë ta shohin.
 
Business-to-business advertising B2B    
Reklamim biznes-biznes  
Reklamimi drejtuar bizneseve të tjera, jo konsumatorëve.
 
Caption    
Titër  
Titër mund të jetë një titull reklame ose teksti që shoqëron një ilustrim a fotografi.
 
Car card    
Pano kabine  
Poster reklamimi, i vendosur brenda autobusëve, trenave, etj.
 
Card rate    
Tarifë zyrtare  
Tarifat e mediave të lëshuara nga stacione radiotelevizive ose media e shkruar në një “listë tarifash”. Zakonisht, ky është çmimi më i lartë i kërkuar nga një mjet reklamimi.
 
Channel distribution    
Rrjet shpërndarje  
Rrjet i organizuar i agjencive dhe institucioneve, të cilat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, i kryejnë të gjitha funksionet e nevojshme për t’i ndërlidhur prodhuesit me klientët, për të përmbushur qëllimin e marketingut.
 
Circulation    
Tirazh  
Numri mesatar i kopjeve të shpërndara të një publikimi të shtypur. Për reklamim jashtë shtëpisë (outdoor), tirazhi i referohet numrit total të njerëzve që kanë rastin të shohin një billboard a poster.
 
Classified advertising    
Reklamime (shpallje) të vogla  
Reklamim shtypi i kufizuar për disa mallra dhe shërbime të caktuara, zakonisht më të vogla në madhësi e përmbajtje.
 
Comparative advertising    
Reklamim krahasues  
Reklamë në të cilën përmendet ose prezantohet qëllimisht marka konkurrente dhe bëhet ose nënkuptohet krahasimi me të.
 
Competition-oriented pricing    
Përcaktim i çmimeve bazuar në konkurrencën  
Strategjia e përcaktimit të çmimeve, bazuar në atë që bën konkurrenca.
 
Concept    
Koncept  
Çdo reklamë është e projektuar rreth një koncepti a ideje, e cila përcakton formën e përgjithshme të asaj reklame.
 
Cooperative advertising    
Reklamim kooperativ  
Ndarja e shpenzimeve të reklamimit ndërmjet dy a më shumë palëve. Zakonisht, prodhuesit u ofrojnë mundësi të tilla shitësve të tyre me shumicë dhe pakicë, si mjet stimulimi për reklamimin produktit të tyre.
 
Copy    
Tekst i reklamës  
Teksti i shkruar ose i folur në një reklamë.
 
Copyright ©    
E drejtë autoriale  
E drejta autoriale mbron krijuesin e një materiali, duke ndaluar përdorimin e këtij materiali pa lejen a pranimin e krijuesit.
 
Copywriter    
Përpilues tekstesh  
Personi brenda një agjencie reklamimi që shkruan tekstin e shtypur ose fjalët e folura në një reklamë. Punon bashkë me drejtorin artistik dhe i raporton drejtorit kreativ.
 
Cost efficiency    
Efikasitet i kostos  
Per një media plan, ky është balancimi i shtrirjes dhe frekuencës më të lartë me çmimin më të ulët.
 
Counter advertising    
Kundër-reklamim  
Reklamë që ka drejtim të kundërt nga porosia e reklamës paraprake. Kjo mënyrë e reklamimit mund të përdoret për të marrë pikëvështrim të kundërt në ndonjë temë të debatueshme, ose për të kundërshtuar efektin që mund të ketë pasur reklamimi i një pale tjetër.
 
Creative brief    
Përmbledhje kreative  
Formulim i shkruar që u ndihmon dhe shërben ekipeve kreative për të shkruar dhe realizuar një reklamë. Përshkruan pyetjet më të rëndësishme që duhen konsideruar gjatë realizimit të reklamës (kush, pse, çfarë, ku dhe kur), përfshirë përkufizimin dhe përshkrimin e audiencës së synuar, metodat racionale dhe emocionale që duhen përdorur, tiparet e produktit që do të përmbushë nevojat e klientit, stilin, qasjen ose tonin që do të përdoret në tekstin e shkruar dhe të folur, si dhe çfarë mesazhi do të reflektojë.
 
Creative director    
Drejtor kreativ  
Personi brenda një agjencie reklamimi, përgjegjës për zhvillimin dhe realizimin e një reklame, që punon drejtpërdrejt me drejtorin artistik dhe përpiluesin e teksteve.
 
Creative strategy    
Strategji kreative  
Planifikimi i mënyrës së përçimit të porosisë, kujt do t’i dedikohet dhe me çfarë toni. Shërben si udhëzues për përpiluesit e teksteve dhe drejtorët artistikë, të cilët kanë për detyrë të realizojnë reklamën. Brenda këtij konteksti, çdo reklamë që realizohet duhet të përputhet me këtë strategji.
 
Creatives    
Kreativa  
Term marketingu, që përmendet kur bëhet fjalë për materialin që përdoret për të shitur produktin a shërbimin e reklamuar, i cili është realizuar dhe dizajnuar nga drejtorët artistikë dhe/ose përpiluesit e teksteve brenda një agjencie reklamimi.
 
A - C | D - K | L - P | Q - Z | Digital |
 
Recommend this page
 
Suggest new terms
If there is a term you'd like to suggest, that you think should be included in the glossary, please don't hesitate to write it on the comments below.