Tung : Fjalorth
 
Fjalorth terminologjik | 195 shprehje
 
A - C | D - K | L - P | Q - Z | Digjital |
 
Ky është versioni online i publikimit tonë të quajtur Libri i vogël i kuq, që përmban një fjalorth të shprehjeve të marketingut, reklamimit dhe fushës digjitale në gjuhën shqipe.
 
Zgjedh nga alfabeti në të majtë për ta shfletuar fjalorthin, ose shkarko verzionin PDF të librit (2.3 MB).
 
Disa nga shprehjet në fjalorthin tonë
 

Brand    
Markë  
Emër, term, dizajn, simbol ose çfarëdo paraqitje tjetër, e cila e identifikon një mall a shërbim dhe e dallon me atë të tregtarëve të tjerë. Termi ligjor për markën është shenjë dalluese (trademark). Marka mund të identifikojë një artikull, një familje artikujsh ose të gjithë artikujt e atij tregtari.
 
National brand    
Markë kombëtare  
Markë e shpërndarë brenda një shteti. Mund të shpërndahet edhe brenda një rajoni ose lokaliteti.
 
Advertising allowance    
Shumë e paracaktuar e reklamimit  
Paratë që i ndahen distributorit nga prodhuesi për qëllime reklamimi të një produkti ose të një marke të caktuar.
 
Cost efficiency    
Efikasitet i kostos  
Per një media plan, ky është balancimi i shtrirjes dhe frekuencës më të lartë me çmimin më të ulët.
 
Unique selling proposition USP    
Përparësi unike  
Përparësia unike e produktit ose e shërbimit, të cilin nuk e ka konkurrenca.
 
A - C | D - K | L - P | Q - Z | Digjital |
 
Rekomandoje këtë faqe
 
Na propozo shprehje të reja
Nëse ke për të propozuar ndonjë shprehje që mendon se duhet të jetë në fjalorth, mos ngurro ta shkruash në komentet më poshtë.