Tung : Blog  ///  Paraprak 
 
Copëz e veçantë emocioni
Nga Zhapini në Kosovë më 03.03.2013 me komente
Etiketat: Shqip, Art, Kreative, Kulturë, Dokumentar, Anglisht, Film/Video, Inspiruese, Gjuhë, Muzikë, Sociale, Shkrime
 
Na zhapinat si rregull nuk jemi dashamirë të mëdhenj të poezisë, por kur na pëlqen ndonji, e marrim edhe guximin me e përkthye. Na, megjithatë, jemi dashamirë të filmit edhe sot, duke e shikue për të s'di satën herë filmin e mrekullueshëm Four Weddings and a Funeral (Katër dasma dhe një varrim), e sidomos pjesën kur John Hannah (Matthew në film) e reciton poezinë "Stop all the clocks" të W.H. Auden, e cila ta ndalë frymën çdo herë që e dëgjon/lexon, vendosa me e përkthye në shqip edhe me e publikue.
 
Një poezi e fuqishme, drejt nga zemra, e W.H. Auden, të cilën e ka shkrue në vitin e largët të 1938-ës, por që është aktuale edhe sot, e ka me qenë edhe për një kohë të gjatë. Kjo poezi ka inspirue njerëz edhe është përdorë në filma e muzikë. Madje, edhe U2 e ka përdorë një pjesë të saj në koncertet e 360 Tour. Më poshtë është origjinali, pastaj përkthimi im i guximshëm (me takat, aq sa di), edhe në fund janë dy video: pjesa e filmit "Four Weddings and the Funeral", si dhe një këngë që është kompozue me këtë tekst. Përjetoje.

Poezia është botue në disa variante edhe njihet me dy tituj të ndryshëm: "Funeral Blues" edhe "Stop all the clocks". Mue më pëlqeu ma shumë ky i fundit.

Stop all the clocks
Stop all the clocks, cut off the telephone.
Prevent the dog from barking with a juicy bone,
Silence the pianos and with muffled drum
Bring out the coffin, let the mourners come.

Let aeroplanes circle moaning overhead
Scribbling in the sky the message He is Dead,
Put crêpe bows round the white necks of the public doves,
Let the traffic policemen wear black cotton gloves.

He was my North, my South, my East and West,
My working week and my Sunday rest
My noon, my midnight, my talk, my song;
I thought that love would last forever, I was wrong.

The stars are not wanted now; put out every one,
Pack up the moon and dismantle the sun.
Pour away the ocean and sweep up the wood;
For nothing now can ever come to any good.

W.H. Auden - 1938


Ndalni të tana orët
Ndalni të tana orët, telefonat këputini tashti
Qentë mos i lini me lehë mbas nji të langshmi ashti
Shukatini pianot dhe tupanat e ngulfatun le të bijnë
Nxirreni akrivolin, vajtuesve thuejuni të vijnë

Le të sillen aeroplanat rënkueshëm qiellin tue e prekë
Me i shkrue fjalët atje naltë Ai ka Vdekë,
Vënju fjonga rreth qafe pëllumbave të bardhë në shesh,
Policët e trafikut dorëza pambuku të zeza me veshë

E kisha Veri, Jug, Lindje e Perëndim
Javën time të punës, të dielën time pushim
Mesditë, mesnatë, kangën time, të folunit tim
Mendova se dashnija ka me zgjatë përgjithë, isha gabim.

S'vyejnë ma yjet, fikni asnjani mos me u pa
Hanën palone e diellin çmontone, pra.
Derdhne oqeanin dhe rrafshone pyllin krejt
Sepse kurrgja tash e mirë ma nuk ka mbetë.


Skena nga filmi Four Weddings and a Funeral


Kënga me këto vargje

 
Artikulli paraprak: Super reklamat e Super Bowl
 
[Shkrimet në këtë blog nuk përputhen doemosdoshmërisht me parimet e Karrota, por paraqesin vetëm pikëvështrimet e autorit]
 
Rekomendoje këtë artikull
 
Mendimi yt?
Na ndihmo duke e komentuar, duke i ndarë mendimet dhe idetë tua me ne, duke na dhënë sygjerime, ose, thjesht, duke e vlerësuar këtë artikull, në komentet më poshtë.