Hello : Blog  ///  Previous   Next
 
Bankënotat zvicerane
By Bardhi Haliti in Kosova on 10/01/2012 with comments
Tags: Albanian, Brand, Case Study, Creative, Design, Documentary, Economy, Inspiration, Print, Public, Typography
 
Bardhi Haliti | 10 janar 2012
 
Kur pata ndëgjue për nji konkurs për ridizajnim të bankënotave zvicerane m'patë ardhë shumë çudi, jo përshkak se k’to bankënota nuk kishin nevojë për nji pamje t're me ni angazhim e qasje t're, po përshkak se menova pse ju duhet Zvicrës nji seri e re dizajni kur janë t'rrethuem prej euros, sidomos t’u e konsideru faktin se Zvicra ndoshta s'shpejti kish me qenë pjesë e vendeve që përdorin euro-n. Ma vonë mësova se edhe nëse Zvicra kish me adoptue euro-n, frangu zvicran kish me qarkullue e me u përdore s'paku edhe per 4 vjet pas adaptimit te euros.

Konkursi n'fjale u organizue ne vitin 2005 prej Bankës Kombëtare zvicerane. Ne këtë konkurs ishin ftue 12 dizajnerë. Dizajnerët duheshin me qenë–mes tjerash–jo ma t'vjetër se 45 vjet, aktivë në profesionin e tyne në zvicër dhe me pasë njohuni në procedurat e printimit.

Tema e serisë së re të bankënotave ishte "Zvicra e hapun për botën" dhe duhej me u prezantu vendi n'tansi, si nji vend i hapun për pjesën tjetër t'botës, po ashtu edhe si pikë vendëtakimi.
Temat qe duheshin me u prekë në këtë seri ishin: ekonomia, edukimi, hulumtimi dhe zhvillimi, të drejtat e njeriut, turizmi dhe rekreacioni, kultura dhe sporti.

Këtë konkurs e ka fitue dizajneri Manuel Krebs, i cili gjithashtu asht partner ne studion e dizajnit Norm (nji prej studiove ma t'preferume t'mijat) ne Zurich. Manuel asht pjesë e gjeneratës t're të dizajnerëve zviceranë, t'cilët për dallim nga shkolla zvicerane e dizajnit (advokuese e moderëns) në vitet e 70ta, asht ma eksperimentale n'anën estetike.

Seria t'cilën Manuel e kish dizajnue m’u duk shumë e guximshme. Në këtë seri e pash nji ndryshim drastik prej serive tjera. Ngjyrat ishin përdorë n'mnyrë ma dinamike, temat ishin trajtue me nji m'nyrë shumë ma abstrakte. Bash dukeshin qe i perkasin kësaj kohe.

Ky asht propozimi i Manuel Krebs për serinë e re:
image
image
image
image


Per fat t'keq, ne vitin 2007, Banka Kombëtare zvicerane me një deklaratë per shtyp, tha se kish vendosë me vazhdue punën me dizajnerën Manuela Pfrunder, e cila ishte në vendin e dytë ne këtë konkurs. Dizajnet e saj ishin shumë t'thata e t'pa zhvillueme n'krahasim me punën e Manuel Krebs. Në këtë deklarate nuk u dhanë shumë spjegime për këtë ndryshim, përveç se ata shtuen se dizajnet e Manuela Pfrunder duheshin me u ripunue artistikisht e teknikisht para se me mbërri fazën e prodhimit.

Propozimi i Manuela Pfrunder:
image
image
image

 

Në vazhdim po i paraqes krejt seritë, gjithsej 8, prej Bankës Kombëtare zvicerane tu fillue prej serisë t'parë.

1—
Seria e parë e banknotave zvicerane u aprovue në vitin 1907. Sipas Bankës Kombëtare zvicerane, kjo seri llogaritej si e përkohshme.

image
image
image
image
 


2—
Një pjesë e serisë t'dytë të bankënotave u implementue në vitin 1911, kurse pjesa tjetër në vitin 1914. 5 frangu nga kjo seri, për dallim nga numrat tjerë, ka qenë i përdorshëm deri ne vitin 1980.

image
image
image
image
image
image
image
 


3—
Seria e tretë e bankënotave zvicerane u implementue në vitin 1918. Kjo seri u lansue si seri e quejtun "war notes".

image
image
image
image
image
 


4—
Seria e katërt u implementue në vitin 1938. Për dallim nga seritë e mëhershme, kjo seri kurr nuk u përdor edhe pse një pjesë e k’saj serie ishte printue.

image
image
image
image
 


5—
Sipas Bankës Nacionale zvicerane, seria e pestë e vitit 1956 për herë të parë kish formue një unitet tematik e formal në historinë e bankënotave zvicerane.

image
image
image
image
image
 


6—
Ne vitet e 70ta Banka Kombëtare zvicerane kish angazhue dizajnerë, piktorë e printer të ndryshëm për një seri me portrete të personaliteteve historike.

image
image
image
image
image
image
 


7—
Seria e shtatë e bankënotave u dizajnue në vitin 1984.

image
image
image
image
image
image
 


8—
Seria e tetë u implementue në vitin 1995. Ne këtë seri paraqiten figura t'njohuna prej arkitekturës, muzikës, literaturës etc. K'to bankënota janë prej serisë e cila përdoret sot në Zvicër.

image
image
image
image
image
image
 
Previous article: The responsibilities of Graphic Designers in Kosovar society
Next article: Top 10 drekat në Prishtinë

 
[Pieces written in this blog do not necessarily represent Karrota's views and principles, but solely reflect the author's point of view]
 
Recommend this blog article
 
Your thoughts?
Feel free to comment, share your thoughts and ideas, give suggestions, or simply rate this article in the comments below.