Hello : Blog  ///  Previous   Next
 
Moment inspirues - falja 5 minuta
By The Lizard in Kosova on 01/03/2011 with comments
Tags: Albanian, Arts, Creative, English, Inspiration, Public, Social, Writing
 
Na zhapinat nuk e kemi lehtë me mbijetu, se tanë jetën e kemi luftë për ekzistencë. Kjo poezi nga Rudyard Kipling e shkrume në vitin 1895, jo vetëm që më ka motivu me mbetë gjallë në këtë botë të rrezikshme, por më ka inspiru me u bë zhapin i suksesshëm.

Shpresoj se të jep edhe ty diçka.

(Dy variante përkthimesh në shqip nga Robert Schwartz edhe Fan S. Noli, më poshtë)

Zhapin Gashi | 2 gusht 2010
 
If—
If you can keep your head when all about you
Are losing theirs and blaming it on you;
If you can trust yourself when all men doubt you,
But make allowance for their doubting too:
If you can wait and not be tired by waiting,
Or being lied about, don’t deal in lies,
Or being hated don’t give way to hating,
And yet don’t look too good, nor talk too wise;

If you can dream—and not make dreams your master;
If you can think—and not make thoughts your aim,
If you can meet with Triumph and Disaster
And treat those two impostors just the same:
If you can bear to hear the truth you’ve spoken
Twisted by knaves to make a trap for fools,
Or watch the things you gave your life to, broken,
And stoop and build ’em up with worn-out tools;

If you can make one heap of all your winnings
And risk it on one turn of pitch-and-toss,
And lose, and start again at your beginnings
And never breathe a word about your loss:
If you can force your heart and nerve and sinew
To serve your turn long after they are gone,
And so hold on when there is nothing in you
Except the Will which says to them: ‘Hold on!’

If you can talk with crowds and keep your virtue,
Or walk with Kings—nor lose the common touch,
If neither foes nor loving friends can hurt you,
If all men count with you, but none too much:
If you can fill the unforgiving minute
With sixty seconds’ worth of distance run,
Yours is the Earth and everything that’s in it,
And—which is more—you’ll be a Man, my son!

Rudyard Kipling - 1895


Në mundsh...
Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh...
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë...
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë...

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton...
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe Burrë do të jesh, o biri im!

Përktheu: Robert Schwartz


Në munç...
Në munç të mbash në kokë terezinë
Kur shokët çmenden dhe fajtor të nxijnë;
Në munç të kesh besim, kur të dyshon
Kushdo, dhe s'ka njeri që të beson;
Në munç të preç, dhe pritjen s'e kursen,
Në të gënjefshin, ti nuk i gënjen,
Në të urrefshin, ti s'i çan me brirë,
Dhe s'hiqesh as m'i mënçim as m'i mirë.

Në munç të çndërrosh e të mejtosh,
Dhe nga këto në mos u robërofsh;
Në munç të preç Triumfin dhe Hatanë,
Dhe t'i shkelmosh të dy si kallpazanë;
Në munç të mbahesh, kur një dreq ta dreth
Të drejtën dhe në lak syleshin heth,
Kur sheh kalan' e jetës të rëzuar
Dhe prap e ngre me veglën e çkallmuar;

Në munç të vësh m'i grumbull çdo thesar,
Edhe t'i loç të gjitha me një zar,
T'i humpç edhe të nisësh përsëri
Pa thën' asgjë për këtë batërdi;
Në munç të kesh një zemër, trup e kokë
Që të shërbejnë sa të bëhen trokë,
Dhe të vazhdosh i djegur shkrump në furrë,
Dhe të thërret vullneti: "Mbahu, or burrë!"

Në munç të zbreç në turm' e të mbash nderin,
Të hash me mbretin, të pish me neferin;
Në mos të ngaftë dot as mik as hasmë,
N'i daç të gjithë, po asnjë për dasmë;
Në munç për çdo minutë të përpjetë
Të rënç tamam sekunda gjashtëdhjetë;
Zaptove dhenë me çdo mall dhe hir,
Dhe ca më mirë, qënke trim, or bir!

Përktheu: Fan S. Noli
 
Previous article: The Australian Connection – Nji vështrim i fushatës së Astritit nga korneri, 2 javë më vonë
Next article: 57 ditët ma të mira të prodhuesit kosovar

 
[Pieces written in this blog do not necessarily represent Karrota's views and principles, but solely reflect the author's point of view]
 
Recommend this blog article
 
Your thoughts?
Feel free to comment, share your thoughts and ideas, give suggestions, or simply rate this article in the comments below.